Një 61-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pas kontaktit me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në zonën bregdetare të Currilave në afërsi të vendit që njihet si ‘porti i gjermanit’. Viktima është Beniamin Ismaili.
Ai ra në mënyrë aksidentale në kontakt me rrymën elektrike. Pavarësisht se familjarët e dërguan me shpejtësi në spital, i moshuari kishte ndërruar jetë.
/a.r