Gjatë funeralit në Lviv të katër burrave ukrainas, të vrarë në një sulm ushtarak rus, priftit iu desh të ndërpresë ceremoninë, për shkak të një alarmi sulmi ajror.
Sipas reporterit të Guardian, Lorenzo Tondo, Pastorit iu desh të ndalonte anëtarët e familjes që të mbanin arkivolet jashtë kishës. Pasi mbaroi alarmi i sulmit ajror, prifti rifilloi ceremoninë dhe arkivolet u çuan jashtë, për t’u varrosur në një varrezë në qytet.
Qindra njerëz morën pjesë në funeralet e katër burrave, të gjithë ushtarë, të vrarë në sulmin vdekjeprurës rus në një bazë ushtarake ukrainase, në Yavoriv, më 15 mars, pranë kufirit polak, ku u vranë gjithsej 35 persona.
Katër burrat ishin të moshave të ndryshme. Më i vogli ka lindur në vitin 1991, më i madhi në vitin 1966.
/b.h