• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Qyteti Studenti’/ Kryebashkiaku Veliaj: “Do lirojmë territorin nga 148 zaptime”

by Java News
23/01/2019 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset i janë përgjigjur thirrjes së Kryeministrit dhe Bashkisë së Tiranës për të dhënë një dorë në rikonstruksionin e godinave të konvikteve në “Qytetin Studenti”. Falë nismës “Adopto një konvikt”, deri në verë do të përfundojë ndërhyrja në të gjitha hapësirat e përbashkëta, për t’i hapur rrugë më pas edhe ndërhyrjes në çdo dhomë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me deputeten e PS, Vasilika Hysi inspektoi punimet që po kryhen në rezidencat Nr. 20 dhe Nr. 21. “Dua të falenderoj të gjitha kompanitë që i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit dhe bashkisë për të adoptuar një konvikt. Jemi në situatë emergjence, nuk mjafton të thuash hashtagun “Me studentët”, nëse nuk je gati vetë të bësh diçka. Për të gjithë ata që këtë thirrje e çuan në veprim konkret, ka vetëm mirënjohje, edhe nga unë, edhe në emër të kryeministrit dhe të Qeverisë. Deri në fund të muajit, me këtë sistem adoptimesh, ku një kompani merr përsipër një konvikt, do t’i kemi adoptuar të gjitha konviktet e “Qytetit Studenti”. Deri në verë, të gjitha hapësirat e përbashkëta, që janë nyjet higjieno-sanitare, sallat e leximit, banjot, fasadat, korridoret, hollet e tyre, do të kenë përfunduar, që pastaj t’i lihet radhë punës nëpër secilën dhomë të ‘Qytetit Studenti’”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e studentëve për ecurinë e punimeve. “Dua t’i ftoj të gjithë studentët të bashkëpunojnë. Ka qenë jashtëzakonisht ndihmues fakti që po punojmë në një krah, teksa lirohet krahu tjetër, dhe do të doja që ta vazhdonim këtë bashkëpunim. Tani që vëmendja publike është kthyer e plotë, nuk e lëshojmë më këtë punë derisa të realizojmë deri në pikën më të fundit të gjitha premtimet që janë bërë me ‘Paktin e Universitetit’, sipas afateve që janë dakordësuar nga kryeministri dhe studentët”, deklaroi ai.

Ndërhyrja e radhës do të jetë lirimi i territoreve nga 148 zaptime në ‘Qytetin Studenti’, për t’i hapur rrugë fillimit të projektit për “Kampusin e ri Universitar”. “Rendi i punëve është ky: hapi i parë, ndërhyrje emergjente me çdo kompani që adopton një konvikt, si fazë e emergjencës; hapi i dytë, ka të bëjë me lirimin e territoreve në “Qytetin Studenti”. Kemi identifikuar me IMT-në dhe IKMT-në 148 zaptime”, theksoi Veliaj.

Ai siguroi se Kampusi i ri do të jetë një premtim i mbajtur, jo vetëm në kohë, por edhe me cilësi. “Pas kësaj do të fillojë zbatimi i projektit për Kampusin e ri Universitar. Më vjen mirë që vetëm në pak ditë nga shpallja e Paktit me Universitetin nga Kryeministri, puna vlon në “Qytetin Studenti”. Jam i bindur se Kampusi i ri do të jetë realisht premtim i mbajtur, jo vetëm në kohë, por edhe me cilësi, kur vjen puna për t’i lënë një pajë një hapësire që i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë, që nga vitet e para të demokracisë dhe ka marrë kaq pak në terma të vëmendjes publike”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Deputetja e PS, Vasilika Hysi, njëherësh edhe Nënkryetare e Kuvendit, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për gatishmërinë e treguar për përmirësimin e kushteve të godinave në “Qytetin Studenti”, ndërsa u kërkoi të rinjve dhe të rejave që të aplikojnë për praktikat e punës në institucionet shtetërore./a.meta

 

Next Post
Macja paralizon 24-vjeçaren

Macja paralizon 24-vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In