• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qyteti i Sportit 2023, Veliaj pret delegacionin e Federatës Botërore të Mundjes: Tirana, ‘shtëpia’ e mundjes për të rinjtë në qershor

by Java News
18/02/2023 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qershor të këtij viti, Tirana do të mirëpresë Kampionatin Europian të Mundjes për të rinjtë e moshës 17 vjeç, teksa vitin e ardhshëm Shqipëria synon të jetë vendi organizator i Kampionatit Botëror të Mundjes. Për këto evente të rëndësishme sportive, në Tiranë ka ardhur një delegacion i Federatës Botërore të Mundjes, të cilët u pritën nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Mundja në Shqipëri është ardhur në një nivel tjetër. Sot kemi mbi 12 medalje nga ky sport dhe më vjen mirë që Tirana, në qershor, do të jetë mikpritëse e Kampionatit Europian të Mundjes U-17. Për sa kohë që SHBA-të dhe vende të tjera i janë rikthyer sporteve klasike, siç është mundja, kanë filluar t’i përfshijnë të rinjtë në këto aktivitete që të vegjël, nuk ka asnjë arsye pse edhe ne, këtu në Ballkan, të mos marrim mësime nga më të mirët”, u shpreh Veliaj.

Ai e vuri theksin te rëndësia e një brezi të rritur me sport. “Një lojtar i mirë, një sportist i mirë, është mbi të gjitha një qytetar i mirë sepse respekton rregullat e lojës, di të punojë në ekip, mëson që ka edhe humbje, ka edhe fitore. Asgjë nuk zgjat përjetësisht, ndaj edhe e vlerësoj shumë që Tirana do të jetë ‘shtëpia’ e mundjes gjatë muajit qershor, për të gjithë të rinjtë e moshës 17 vjeç dhe mezi pres që, ndoshta edhe për vitin tjetër, në Kampionatin Botëror, ne të konsiderohemi si një vend mikpritës. Sigurisht, nuk do kursehemi edhe për investimet që do bëjmë jo vetëm për sportin komunitar, por edhe sportistët elitarë,” vlerësoi Veliaj.

Ai solli shembullin e mundësit Zelimkhan Abakarov, i cili u shpall Kampion i Botës me ngjyrat kuqezi, si një arsye për të investuar më shumë në sportin elitar.

“Fakti që Zelimkhan është kampion bote na bën besimplotë se skuadra jonë ka një shans të mirë për Paris 2024. Ne do punojmë me sportin në komunitet dhe palestrat e reja, që janë hapur, por do punojmë edhe me sportin elitar. Mbështetja juaj është shumë domethënëse. Faleminderit që keni vizituar Tiranën dhe na keni dhënë mundësinë që në qershor të jemi shtëpia e mundjes. Dëshira më e madhe është të kurorëzohemi në Paris me një fitore”, u shpreh ai./m.j

Next Post
Nga protestat e opozitës tek bllokimi i foltores/ Deputetja Bozo: Më zuri koka në seancë, ky vetëm revolucion nuk është

Nga protestat e opozitës tek bllokimi i foltores/ Deputetja Bozo: Më zuri koka në seancë, ky vetëm revolucion nuk është

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In