• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qyteti “i humbur” që u “rizbulua” nga Kupa e Botës

by A R
21/06/2018 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Patrick Jennings, “BBC Sport” në Rusi – Zbrita në qytet vetëm gjysmë ore përpara se të shihja atë, një burrë që kishte marrë macen e tij mbipeshë për një shëtitje, në rrugën që kalonte poshtë një ure në një mbikalim të improvizuar.
Askush nuk mund të më tregonte sesi ishte Saransku, kryeqyteti i Mordovias rreth 690 km në lindje të Moskës, por ky është thjesht fillimi intrigues i kësaj aventure. Mirësevini në qytetin, që askush nuk priste se do të mikpriste një ndeshje të Kupës së Botës.

Teksa flisja me rusët në Moskë, reagimi i tyre ishte gjithnjë i njëjtë: një hundë e rrudhur, vetullat e ngritura përpjetë dhe një ton simpatik zëri: Ah, ju po shkoni për në Saransk…

Por këtë javë, qyteti i rreth 300 mijë banorëve ndryshoi nga një jetë “gri” e zakonshme, në një “party” tejet të zhurmshme. Rreth 30 mijë peruanë e bënë të mundur këtë gjë.

Le ta nisim nga fillimi. Ishte një tmerr i jashtëzakonshëm të shkoje në hotel mëngjesin e së shtunës. Për disa arsye, qeveria lokale kishte menduar si idenë më të mirë të mbyllte qarkullimin në rrugët kryesore ditën e ndeshjes, teksa akrepat e orës i afroheshin orarit zyrtar të nisjes së ndeshjes mes Perusë dhe Danimarkës.

Fansat nga Peruja, që u larguan nga avioni ku gjendesha edhe unë, mbanin disa lama (kafshë e zbutur e familjes së deveve, e gjendur në Ande) që prisnin të mbusheshin me ajër dhe kishin veshur veshë gjigantë plastikë. Ata ishin i vetmi burim zhurme në aeroport. Patën një pritje të gjatë, por shpejt gjërat do të qetësoheshin.

Ndërkohë, ngritje supesh pati edhe nga një polic, kapela tejet e madhe e të cilit u rrëzua teksa tregonte me gisht rrugën nga duhej të shkonim. Po përpiqesha të kuptoja se gjithçka deri më tani ishte normale.

Ditën tjetër, pasi Danimarka mposhti 1-0 Perunë, rrugët u rihapën. Autobusë si kuti metalike vringëllinin e gumëzhinin në rrugë, ndërsa shpesh dëgjoje të luhej muzikë tekno. Ndoshta mbyllja e rrugëve merr kuptim tashmë.

Eca më pas përmes rrugës “Communist”, deri në sheshin “Lenin”, kalova pastaj në rrugën “Proletarian” e përmes zonës “Fan Fest” të FIFA-s në sheshin “Sovjetik”. Jo larg prej aty, Lyubov, Sasha dhe Tatyana ishin ulur në një stol në parkun “Pushkin”, që shihnin “botën e re” që u kalonte para syve.

Pati shumë uniforma të Kolumbisë, Danimarkës dhe shumë pak të Japonisë. Shumë peruanë qëndruan, nisën të kërcenin nën ritmet e muzikës që dëgjonin, e i kërkuan një kioske qebaptoreje të shfrytëzonin altoparlantët e saj.

“E si mund të mos kënaqesh me këtë? Duket si një festë masive – thotë Sasha. – Jam realisht e lumtur që qyteti ynë u përzgjodh dhe që neve na u bë e mundur të shohim këtë spektakël. Ky organizim na solli edhe shumë përmirësime. Qyteti ka ndryshuar shumë në 5 vitet e fundit, do ta thoja me bindje këtë. Tashmë është më i pastër dhe është bërë më tërheqës”. Thënë këto, ngriti edhe dy gishtat për të treguar shenjën e fitores.

Investimet mund t’i shohim kudo, në stadiumin e ri, në fasadën e re të ndërtesës së Universitetit, një qendër e re tregtare, megjithatë nuk duhet të largohesh shumë metra nga qendra e qytetit për të parë edhe lagjet e dërrmuara periferike të Saranskut.

Shtëpi tradicionale të drunjta, përgjithësisht të banuara nga njerëz të moshës së tretë, mbeten ende aty, ndërsa në pjesë të tjera të qytetit, si për shembull në zonën e kompeksit të ri të hotelerisë përreth stadiumit, ato u shkatërruan për t’i bërë vend ndërtimeve të reja infrastrukturore.

Në fundin e rrugës shihet një hotel me 4 yje, ku qëndroi ekipi i Kolumbisë. 5 të rinj duken të enden përqark, duke debatuar sesa shumë kohë mund t’iu duhet thjesht për të parë një prezantim të shkurtër të kësaj kombëtareje. Njëri prej shumë rojeve të sigurisë, që shëtisin mes vapës, të thotë pa u ndalur: Ju nuk mund të qëndroni këtu pranë këtij muri!

Artur, vetëm 15 vjeç, ndoshta është njeriu më i lumtur i këtij grupi. “Edhe njerëzit në Rusi mund të mos kenë dëgjuar për Saranskun. Nëse u thua atyre emrin, me siguri do t’iu kundërpërgjigjen ‘Ku?’. Më vjen shumë mirë që po ndodh e gjitha kjo, është kënaqësi e papërshkrueshme”, thotë ai.

Ndoshta është kjo arsyeja përse ky qytet është kaq i vendosur të lërë mbresa. Çdo tifoz me të cilin kam biseduar këtu të tregon të njëjtën histori: mikpritje, mot i mirë, atmosferë e këndshme! Po, është e vërtetë që çmimet janë rritur pak, por veteranët e këtyre kompeticioneve janë mësuar nga e kaluara dhe nuk iu bën përshtypje.

Fola gjithashtu me Viktorin, njërin prej 5 burrave që punonin në një “skuadër” kopshtarësh, një koleksionist monedhash me duart e rrjepura.

“Saransku është një qytet i vogël. Të gjithë u surprizuan kur na thanë se Kupa e Botës do të vinte edhe këtu, – thotë ai. – Më në fund bota e mësoi se jemi edhe ne këtu”.

Nuk e pyeta aspak Viktorin rreth politikës, apo se për cilin votoi, por gjatë zgjedhjeve presidenciale të muajit mars, Vladimir Putin mori mbi 85% të votave këtu, krahasuar me 76% të votave kombëtare.

Më vonë, Olegu më ndali në rrugë dhe thuajse mbeti pa frymë nga gëzimi, kur unë i tregova se isha nga Anglia. Një natë më parë, Kolumbia luajti ndaj Japonisë, ne shkuam së bashku në sheshin “Millennium”, aty ku gratë që mbanin veshur fustane mordoviane këndonin këngë folklorike tradicionale. Disa në turmë u bashkuan me kolumbianët teksa kërcenin, kjo ishte realisht qendra e vëmendjes.

Në një mbrëmje të ngrohtë, me zogj që na fluturonin mbi kokë dhe mes tymit të qebaptoreve kudo në shesh, një prezantues i një televizioni kolumbian po i adresohej audiencës së vendit amerikano-latin: një pjesëz e këtij vendi të panjohur u shfaq anembanë botës.

Teksa kthehesha në shtëpi atë natë të vonë, kalova pranë një tifozi kolumbian që kishte sjellë me vete qenin e tij “Husky” të bardhë që nga Medelini.

“Po, duhet ta pranojmë se kanë bërë një punë shumë të madhe dhe është kënaqësi që jemi këtu, – shprehet ai. – Kjo është hera e parë për mua që vij në Rusi, paska njerëz të dashur dhe shumë kuriozë ndaj nesh”.

E meqë jemi te gjërat kurioze, në këto rrugë pas sërish një tjetër mace mbipeshë, por këtë herë që mbahej në krahë nga një grua. Natyrshëm lind pyetja, çfarë ka të përbashkët macja me këtë vend?

Gjithsesi, mbi ndjenjën e lumturisë që kjo Kupë Bote ka sjellë në Saransk ka edhe një tjetër pyetje. Është një pyetje që është bërë e zakonshme tashmë gjatë dhe pas Botërorëve: trashëgimia!

Çfarë do të ndodhë me këtë qytet dhe këta njerëz pasi të përfundojë ky “party”?

Stadiumi është realisht i ri, i hapur vetëm këtë vit. Sezonin e ardhshëm aty do të luajë ndeshjet e saj Mordovia Saransk, një ekip që dy vite më parë ishte në kategorinë e tretë dhe vitin e shkuar pati probleme me pagesat ndaj lojtarëve. Kapaciteti i tij do të reduktohet nga 45 mijë në 30 mijë spektatorë.

Stadiumi i vjetër i Saranskut, përbri lumit, këtë javë u përdor si një ambient praktik për prezantimin e ceremonive që mbahen përpara zhvillimit të ndeshjeve. Çfarë do të ndodhë me të? Po me lagjen krejtësisht të re të ndërtuar përreth stadiumit? Ajo ka qenë dikur një moçal i shkretuar, a do të ketë më njerëz që lëvizin këtu?

Koha do ta tregojë! Presidenti i Mordovias, Vladimir Volkov tha të premten, përpara se unë të vija këtu, se “do të bëjmë gjithçka të mundur për të garantuar se trashëgimia e Botërorit do të vazhdojë t’u shërbejë njerëzve”.

Arturi dhe shokët e tij mendojnë vetëm me pozitivitet për të ardhmen. I pyeta “si do të ndiheni pas disa javësh, kur Cristiano Ronaldo të jetë larguar?”.

“Do të vazhdojmë të jetojmë”, tha Faridyn, më i madhi mes 16-vjeçarëve, ndoshta 17 vjeç. “Ne jemi të lumtur sot dhe do të vijojmë të jemi të tillë. Njerëzit do të dinë më shumë rreth Saranskut dhe kjo është vërtet gjë e bukur”.

Saransku, një vend i çuditshëm, tejet i lumtur sipërfaqësisht teksa jeton ndoshta javën më të veçantë të historisë së tij. E vetmja gjë që më mbetet mua të bëj tani është të gjej rrugën për në…aeroport./TCH

Next Post
Pas Robert Ndrenikës edhe Alfred Trebicka, pro ndërtimit të një teatri të ri

Pas Robert Ndrenikës edhe Alfred Trebicka, pro ndërtimit të një teatri të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Andoni: Samitet në Tiranë i shërbejnë Shqipërisë, në Beograd nuk ka pasur të tilla

Ulja e numrit të deputetëve në Kuvend/ Analisti: E drejtë, nuk kemi nivel ligjvënësish për senat

January 18, 2026
Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

Rusia sulmon rëndë disa rajone të Ukrainës! Disa të vrarë e të plagosur, bllokadë energjetike

January 18, 2026
Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

January 18, 2026
U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

January 18, 2026
“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

January 18, 2026
Matura Shtetërore 2025/ Mes kritikave dhe propozimeve për ndryshim, ekspertët ndajnë qëndrimet

Ndryshime në kurrikulat shkollore, Gjuha Shqipe e Qytetaria, dy nga tekstet që do të preken më shumë në arsimin parauniversitar

January 18, 2026
Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

January 18, 2026
Transmisioni i eskavatorit e godet në ofiçinë, humb jetën 51-vjeçari në Mirditë

Goditi për vdekje punëtorin/ Arrestohet 32-vjeçari, drejtues i eskavatorit

January 18, 2026
Incident në Fier, njerëzit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale! Disa të shoqëruar

U sekuestrua Ferrari dhe qindra kompjuterë! Detaje nga aksioni i SPAK kundër call-center: Kontroll në 28 ambiente

January 18, 2026
Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

Aksioni në dy pallate në Tiranë, reagon SPAK: U arrestuan 6 persona, mashtronin europianët me investime në kriptomonedha

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In