• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qytetet ku shqiptarët jetojnë më gjatë/ Tirana e Durrësi i prijnë listës, ‘jetëshkurtrit’ janë korçarët, beratasit dhe gjirokastritët

by Java News
10/02/2021 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dekadat e fundit jetëgjatësia në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta rajonale, por qytetet të ndryshme të vendit shfaqin diferenca të mëdha.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, qarku me jetëgjatësinë më të lartë në lindje për burra ishte ai i Tiranës, me 80,6 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët të jetëgjatësisë ishte ai i Gjirokastrës, me 73,5 vjet.

Në të njëjtin vit, qarku me jetëgjatësinë më të lartë për gratë ishte ai i Tiranës, me 84,4 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët të jetëgjatësisë ishte ai i Beratit, me 77,7 vjet.

Siç shihet nga grafiqet e mëposhtme pas Tiranës, Durrësi, Elbasani dhe Lezha kanë jetëgjatësinë më të madhe si për gratë dhe burrat. Ndërsa Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Berati kanë jetëgjatësinë më të ulët për të dyja gjinitë në raport me mesataren kombëtare.

Në vitin 2019, jetëgjatësia në lindje në Shqipëri, për tërë popullsinë ishte 79,0 vjet. Ajo ishte 77,6 vjet për burrat dhe 80,6 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 3 vjet më shumë se burrat.

Sipas të dhënave nga Banka Botërore nga viti 1961 në vitin 2015, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve nga 62.3 vjeç arriti në 78 vjeç. Vetëm në periudhën e tranzicionit jetëgjatësia është rritur me 6 vite.

Disa evidenca nga baza e të dhënave të OBSH-së (Health for All) tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i mushkërive në Shqipëri në vitet 1980 ishte shumë më e ulët se në shumicën e vendeve të tjera evropiane. Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë e pritshme në vendet e Evropës Lindore ndikohet fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, kryesisht duhanpirjes, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet e trafikut rrugor.

INSTAT parashikon se deri në fund të viteve 2030 jetëgjatësia mesatare për burrat shqiptare do të jetë 80 vjeç dhe për gratë 83.5 vite

Të tria hipotezat e INSTAT projektojnë rritjen e jetëgjatësisë në lindje, por me ritme të ndryshme sipas varianteve. Jetëgjatësia e burrave paraqitet që tani në nivele të larta (77,7 në vitin 2019) kështu që ritmi i rritjes së saj është projektuar të jetë më i ulët se ai i grave./monitor

Nga Tirana e Durrësi, tek Korça dhe Berati, këto janë

g.kosovari

Next Post
Sekuestrohet marijuanë në formë çokollate, dy të arrestuar në Durrës/ Si u zbulua droga në makinën “Porsche”

Sekuestrohet marijuanë në formë çokollate, dy të arrestuar në Durrës/ Si u zbulua droga në makinën “Porsche”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In