Prej kohësh jemi mësuar me publikimet e ish-kryeministrit Berisha të mesazheve që sipas tij i vijnë nga “qytetari dixhital”. Bëhet fjalë për mesazhe të shumta që denonocojnë politikanë e zyrtarë të lartë për abuzime apo lidhje me krimin.
Por, në asnjë rast, këto mesazhe nuk janë vërtetuar. Tashmë, duket se “qytetari dixhital” ka ‘harruar’ Berishën dhe i drejton tjetër kund mesazhet.
Tashmë është kreu i PD Lulzim Basha ai që publikon mesazhet nga “qytetari dixhital”. Referuar incidentit në Elbasan ku një automjet i dyshuar i blinduar përplasi patrullën e policisë, Basha thotë se autori është dhëndri i Qazim Sejdinit, kryebashkiakut të Elbasanit.
Postimi i Bashës:
Kur krimi i veshur me pushtet dhunon vete policine, vetingu duhet te nise nga kryeministri, ministri i brendshem e kryebashkiaket te bere njesh me bandat: “Kryetar mirmbrema. Sot ne Elbasan dhendri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Celen me makine te blinduar kane goditur makinen e zv.drejtorit te policise Elbasan. Kjo pasi nje pike kontrolli ka kontrolluar disa ushtare te tyre.”
/a.m.