Presidenti i vendit, Ilir Meta ka folur për ngjarjen e 21 Janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.
Edhe pse protesta u organizua për videon e tij me Dritan Priftin, Meta që sot mban postin e Presidentit flet si palë e tretë në intervistën e mëposhtme.
Madje ai fajëson ata që organizuan protestën, dhe nuk komenton vrasjet e kryera nga Garda e Republikës.
Sipas Metës, 21 Janari na kujton se qytetarët u keqpërdorën nga politika, teksa shton se duhet hequr dorë nga dhuna për të arritur qëllimet politike.
“Ai 21 janar na kujton se politika ka përdorur dhunën për të arritur objektivat politike në mënyrë të pandershme.
Kjo na tregon se sa e rëndë është situata kur instrumentalizohen qytetarët për qëllime të tilla. Na kujton se duhet të heqim dorë nga dhuna për të arritur qëllime politike”, deklaroi Meta gjatë intervistës në Abc News.
Mbetet e mistershme arsyeja përse Meta ka zgjedhur të komentojë 21 Janarin, përveç faktit se ka drejtuar gishtin ndaj opozitës së atëhershme, dhe ka justifikuar ish-kryeministrin Berisha dhe ish-ministrin Basha.
g.kosovari











