Mëngjesin e sotëm, në emisionin “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës, kanë vërshuar telefonatat e shumë qytetarëve në mbështetje të projektit për Unazën e Madhe, shkruan “TiranaPost”.
Sipas medias në fjalë, qytetarët theksojnë se është jo e ndershme për ata që kanë respektuar ligjin dhe paguajnë taksat në mënyrë të rregullt, të paguajnë për dëmshpërblimin e atyre që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Portali TiranaPost.al ka zbardhur disa nga telefonatat në emisionin e njohur:
Telefonues: Po shoh gjithë këto rrëmuja që po bëhen këtu në Tiranë. Për këtë Unazën, vajti Unaza tek këta qytetarë, apo vajtën këta qytetarë tek Unaza?! Të shikohet, në rast se ka vajtur Unaza tek qytetarët duhet të largohet Unaza; në rast se kanë vajtur qytetarët tek Unaza, duhet të largohen qytetarët dhe të mos pengojnë programin e qeverisë, se kjo Unazë është projektuar shumë vite më parë. Edhe këta deputetë që venë atje, këta duan karrigen se nuk u vjen keq për ata qytetarë. Më vjen shumë keq për atë Fatos Lubonjën, e kam njohur nga afër të atin e tij, por nuk ka pasur këtë logjikë që ka i biri, ndaj të mos futet edhe ai në llumrat e të tjerëve, të rrijë i pastër siç ka qenë i ati. Ai le të shprehë mendimet e tij, të shkrijë energjitë e tij për të mirën e këtij vendi, nuk është koha që të ngrejë popullin e të bashkohet me ata…. Ai të luftojë me maskarallëqet që bëjnë të tjerët, por jo të dalë si flamurtar, jo do bëjmë me Parisin, siç po digjet Parisi, të digjet edhe Tirana!
Telefonues: Më vjen keq për atë Fatos Lubonjën. Ai Fatos Lubonja le të shkojë të rrijë atje në Itali dhe stacioni juaj nuk ka analist tjetër që vijë e të dalë në studio përveç Fatos Lubonjës?! Del e bën sikur është shpëtimtari i kombit. Të gjithë e duam demokracinë dhe më vjen keq për ato shtëpitë që i kanë bërë, por atje në fshat ku janë ata që kanë ardhur nga fshati, edhe rrugët e fshatit ku kanë tokat e veta nuk lënë të kalojë makina, se unë jam një fshatar kurse ata duan edhe Tiranën, edhe fshatin këtu ku kanë lënë tokat, edhe rrugën atje nuk lënë të kalojë një zetor, një makinë. Ne duam shtet, duam rrugë, duam kur të vijmë atje të Tiranë të mos rrimë një orë e gjysmë tek mbikalimi i Kamzës për të dalë tek “Shqiponja”. Fatos Lubonja del e bën sikur është shpëtimtari i kombit ai! Ai le të bëjë atje ku jeton në Itali, ka shkuar për më mirë në Itali. Ai Basha të mos mundohet ta mbajë atë karrigen me atë demostratën që del me atë bosin e Fahri Balliut atje, sikur çfarë është ai!
Telefonues: Kjo është një katastrofë që po jetojmë, se kemi politikanë të mbrapshtë. Si mund të themi, e ka fajin Edi Rama apo ai… apo ai. Jo, faji ka ardhur qysh në ’90 deri tani. Edhe ne duam shtet dhe në rast se duam shtet të mos dëgjojmë ata që duan karrige. Keq na vjen për ata që kanë derdhur djersë aty, por duhet të urrejmë ata që i kanë lejuar të ndërtojnë dje. Është kollaj të shajmë, të bërtasim e ulërasim e të djegim. Nuk është fare qamet edhe për të vrarë. Sot është anarshi fare, por të mos ia hedhim fajin Edi Ramës apo Erion Veliajt! Duam shtet, hajde ta ndihmojmë shtetin dhe të mos dëgjojmë ata qaramanët që thonë: Ia dhamë votën, jemi bërë pishman! Jo, ata nuk i kanë dhënë votën, ata vetëm janë mësuar i ka lëvizur karrigia, mos i ka lëvizur karrigia djalit, vajzës apo dikujt tjetër.
Telefonues: Taksat që paguan ky popull i ndershëm, ujë, drita, tokë pastrim, gjelbërim, edhe taksën për këta të përndjekurit politikë, këto shkatërrimet që po bëhen tani kush do i paguajë? Prapë populli i ndershëm do i paguajë këto? Buxheti i shtetit ky është, është i qytetarëve. Me taksën e qytetarit paguhen ndërtimet pa leje, të përndjekurit politikë, ujë, drita gjelbërim, pastrim, toka.
Telefonuese: Ai Fatos Lubonja të mos na grijë shumë sallatë aty me ngrit popullin, të shohë veten e vet, të shkojë të rrijë aty në Itali e të mos vijë këtu për lesh. Është njeri që po na ngrin nervat.
Bashkim Hoxha: Ai tha mendimin e vet.
Telefonuese: Po çfarë mendimi, mendime mbi popullin, pak halle kemi ne?!
Bashkim Hoxha: Po ti mos ndiq!
Telefonuese: Të mos dalë në televizor të flasë!
Bashkim Hoxha: Jo, urdhrat nuk jepen kështu.
Telefonuese: Jo. Edhe ju bëni shumë gabim kur ndërprisni popullin kur flet mirë krahas popullit. Ne duam qetësi. Kemi një kryeministër shumë të mirë që po na drejton, një kryetar bashkie që po na rregullon Shqipërinë. Juve s’ju pëlqen, mos ua mbyll telefonin!
Telefonues: Ne duam të bëjmë politikë në çdo drejtim. Shteti që të ndërtohet duhen ligje dhe ligjet që të zbatohen duhet rend. Jam për zhvillimin e Shqipërisë me gjithë këto halle që ka. Lum ai që kupton, mjerë ai që bëhet pre. Më vjen keq për ata persona që u prishet shtëpia, të gjejnë llafiun me shtetin dhe opozita të largohet! Ne të gjithë po bëhemi politikanë, një politikë qorre. Më vjen keq për forcën e djathtë, në fillim tha prishni se ishte Enveri. Jo çdo gjë ishte Enveri, kjo ishte e jona. O burra, ne pas tyre, o burra pastaj në opozitë çfarë nuk vodhi! Kur është në pushtet të vret me armë, e kemi parë, m’u në mes të Bulevardit; kur është në opozitë se çfarë bën nuk e di, si e do këtë pushtet, e do për stoli, për fitim, nuk e di. Numërojnë se sa punë bën ky e sa do fitojë ky e sa humbet ky e sa është ky! Nuk shkojnë në Parlament. Unë nuk di çfarë t’i themi kësaj opozite. Më vjen shumë keq dhe nëse këta të majtët do të bëhen si këta nesër kur të bëhen në opozitë do të më vijë shumë keq. Duhet të gjendet një konsensus për zhvillimin e vendit, t’i jepet drejtim. Keqardhje për ata që u ikin shtëpitë. Por ama një lëvizje marramendsh që të ulesh në tokën e tjetrit, pavarësisht se ke paguar detyrimet se CEZ nuk të lë të mos paguash edhe ato detyrime të tjera, jo taksë rrugë etj, çfarë janë ato që i dinë vetë ata. Tani, ke paguar se ke jetuar, por të zësh tokën e shtetit apo të tjetrit dhe të mos pranosh zhvillimin e vendit, unë këtu shikoj dhe të bësh një krahasim me atë grevë që bëhet në Francë, unë i heq kapelen asaj se edhe unë do vij nga fshati për karburantin e çdo gjë tjetër që është e përgjithshme, do ta ndihmoj edhe unë, por jo një pjesë që të zërë vendin.
/a.r