• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qytetarët me letërnjoftime të Serbisë, Kosova i trajton shtetas të huaj

by A R
15/12/2015 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policisë së Kosovës i ka arritur në mesnatë urdhëresa sipas të cilës u ndalohet hyrja në Kosovë të gjithë atyre personave që kanë letërnjoftime nga Serbia, ndërsa jetojnë në Kosovë, transmeton Koha.net raportimin e B92 të Beogradit. Sipas këtij burimi, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se ka spekulime rreth kësaj ndalese, porse po ndiqet situata në pikëkalime. Tanjugu, agjencia shtetërore e lajmeve të Serbisë, citon Policinë e Kosovës, sipas të cilës në pikëkalimet Jarinje e Bërnjak në veri të Kosovës ende nuk ka filluar zbatimi i kësaj urdhërese.

Gjatë ditës në Leposaviq është paralajmëruar një takim midis kryetarit të kësaj komune, Dragan Jabllanoviç dhe përfaqësuesve të Policisë së Kosovës.

Sipas kësaj urdhërese, e cila e nde nuk është zbatuar në veri të Kosovës, ndaj personave me letërnjoftime nga Serbia dhe me vendbanim në Kosovë duhet të zbatohet Ligji për të huajt.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se po e ndjekin situatën në pikëkalimet me Kosovën pas spekulimeve, siç citohet të ketë thënë ai, se qytetarëve me letërnjoftime të lëshuara nga MUP-i i Serbisë nuk po u lejohet hyrja në “krahinën jugore serbe”.

“Është e vërtetë se ka disa spekulime rreth ndryshimit të regjimit në pikëkalimet e integruara. Po e ndjekim situatën me kujdes dhe varësisht nga zhvillimet do të reagojmë gjatë ditës. Të jeni të sigurt se nëse do të ketë farë ndryshimesh që nuk janë në përputhje me marrëveshjet, Serbia, sikundër edhe deri më tash, nuk do të heshtë dhe se do të mbrojmë interesat e qytetarëve tanë”, i ka thënë Gjuriç RTS-së.

Next Post

Tetova me ndotje alarmante, bojkotohet mësimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In