• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qytetarët marrin 76 shërbime pranë zyrave me një ndalesë në 8 bashki

by Java News
21/03/2019 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrat me një Ndalesë, tashmë u ofrojnë qytetarëve marrjen e 76 shërbimeve në kohë rekord, pa procedura burokratike nga njëra zyrë në tjetrën, pa radhë të gjata pritje dhe pa formalizma të tjera.

Në 8 bashki të vendit, Sistemi Informatik i Zyrës me një Ndalesë (SIZN), është tashmë plotësisht funksional.

Bashkitë Elbasan, Pogradec dhe Maliq janë tri nga tetë bashkitë e vendit ku sistemi Informatik i Zyrës me një Ndalesë (SIZN), është tashmë plotësisht funksional.

Ndërkohë 14 bashki të tjera janë duke u përgatitur për vënien në funksionim të këtij sistemi. Brenda muajit dhjetor 2019 është parashikuar që sistemi të jetë funksional në 49 bashkitë e planifikuara.

Bashkia Elbasan është bashkia e parë që ka mundësuar ofrimin e shërbimeve nëpërmjet SIZN, dhe aktualisht sistemi është funksional në trembëdhjetë njësitë administrative të saj.

Në bashkinë Maliq, përveç bërjes funksional të sistemit informatik për shërbimet vendore, bashkia ka vënë në dispozion një ambient modern zyrash shërbimi me një ndalesë, ku janë vendosur edhe sportelet e shërbimeve që ofrohen nga qeveria qendrore (ADISA) duke e bërë më të thjeshtë aksesin nga qytetarët.

Bashkia Pogradec ka filluar ofrimin e shërbimeve nëpërmjet sistemit informatik të zyrës me një ndalesë në dhjetor 2018, dhe është duke rritur hap pas hapi numrin e shërbimeve të ofruara për qytetarët nëpërmjet këtij sistemi.

Veçoritë specifike të SIZN mundësojnë përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve administrative nga qeveritë vendore, duke reduktuar ndjeshëm kohën, distancat dhe burokracitë me të cilat duhet të përballen qytetarët. Gjithashtu, ato do të pajisin vendimmarrësit me evidencë mbi performancën, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Duke filluar nga viti 2018, projekti i UNDP-së, STAR2 “Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale” në partneritet me Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe bashkitë përfituese, ka avancuar me zbatimin e SIZN. Më shumë se 70 shërbime administrative janë kataloguar, testuar dhe janë bërë të vlefshme. Kjo ka ardhur si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërkesës për shërbime cilësore publike për qytetarët.

Pas një vlerësimi mbarëkombëtar mbi shërbimet e ofruara në tipologji të ndryshme të 61 bashkive të Shqipërisë është përcaktuar përfshirja në sistem e mesatarisht 76 shërbimeve. Ndërkohë sistemi lejon shtimin e shërbimeve nga përdoruesi sipas nevojave specifike të institucionit vendor.

Projekti STAR 2 po punon për të forcuar kapacitetet institucionale dhe administrative të 61 bashkive të Shqipërisë; rritjen e efikasitetit të tyre në ofrimin e shërbimeve vendore dhe rritjen e demokracisë vendore.

STAR 2 mbështetet nga shumë partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit përmes një mekanizmi të përbashkët financimi, ku përfshihen: Bashkimin Europian, qeveritë e Suedisë, Italisë e Zvicrës, si dhe USAID, UNDP dhe Qeveria shqiptare. Projekti zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

Next Post
Aktorja i nxjerr “të palarat” Khloe Kardashian

Aktorja i nxjerr "të palarat" Khloe Kardashian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In