• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“3.000 banorë të Pustecit kanë votuar në Maqedoni”

by Aalison Pearse Stevens
17/03/2016 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Subhi Jakupi dyshon se, në dy ciklet e kaluara zgjedhore në Maqedoni kanë votuar rreth 3.000 shtetas të Shqipërisë nga Bashkia e Pustecit, ku jetojnë 5.191 banorë, 4.290 prej të cilëve me të drejtë vote. Sipas pohimeve të Jakupit del se, gati të gjithë zgjedhësit e Pustecit kanë votuar edhe në Maqedoni.

“Duke u nisur nga statistikat, që kemi marrë prej organeve përgjegjëse të Shqipërisë, numri i këtyre votuesve nuk mund të jenë më tepër se 3.000. Mendoj se ministri i Brendshëm mundet që ta zbulojë edhe këtë çështje, meqë në regjistrin e shtetasve figuron edhe vendi i lindjes së votuesve dhe ku e kanë fituar ata shtetësinë.

Në këtë mënyrë, ai mund ta zbulojë sa është numri i votuesve që na vijnë nga Pusteci”, citon tch të ketë thënë Subhi Jakupi, anëtar i KSHZ-së. Nga bisedat e përgjuara telefonike, që i publikoi vitin e kaluar opozita maqedonase, u zbulua se shumica e këtyre personave nga Pusteci, në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë votuar në Komunën Qendër të Shkupit, kurse 600 prej tyre dyshohet të kenë votuar në Komunën e Kërçovës.

Sipas opozitës, ata kanë mbështetur kandidatët e partisë maqedonase VMRO-DPMNE të ish-kryeministrit Nikola Gruevski. Anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi sqaron se, këta votues mund të largohen nga lista zgjedhore në Maqedoni, vetëm nëse Ministria e Brendshme i shpall të pavlefshme letërnjoftimet e tyre.

“Nëse ministri i Brendshëm zbulon parregullsitë ligjore për pajisjen e tyre me letërnjoftime, ai ka të drejtën që t’i shpallë të pavlefshme të gjitha këto dokumentacione, e njëkohësisht KSHZ-ja t’i largojë automatikisht nga lista zgjedhore”, tha më tej Subhi Jakupi.

Next Post

PD: Situatë kriminale si kurrë më parë në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In