Kryeministri Edi Rama ka vijuar me publikimin e raportit mbi dëgjesat e zhvilluara me qytetarët e Beratit.
Në raport renditen të gjitha shqetësimet e ngritura nga qytetarët e Beratit. Mes tyre, renditen 9 ankesat më të shpeshta nga qytetarët e këtij qarku.
Rrugët kryesore e dytësore, 93 herë;
uji i pijshëm, 91 herë;
uji për vaditje, 88 herë;
rrugët e parcelave, 72 herë;
subvencionet, 48 herë;
punësimi, 38 herë;
kanalet kulluese, 37 herë;
lagjet muzeale, 32 herë;
rrugët e prodhimit, 28 herë.
Në Berat janë zhvilluar 29 dëgjesa në kuadër të programit të qeverisë për bashkëqeverisjen me qytetarët, në 5 bashkitë e qarkut dhe njësitë administrative nën juridiksionin e tyre.
Postimi i Ramës në facebook:
RAPORTI JUAJ
Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Berat.
Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Beratit, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport
Faleminderit

















