• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qytetarë, mbani shënim premtimet

by
03/06/2015 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mentor Kikia

Kur kandidati për kryetar bashkie, i shoqëruar nga kryetari i komunës, në detyrë edhe për 3 javë, mblodhën fshatin për t’i kërkuar votën, njëri nga banorët kërkoi që të ndërtohej një urë, pasi në dimër përroi e izolonte një lagje të fshatit. Por përroi është i gjerë dhe ura kushton. “Shënoje – tha kandidati. Ura do të bëhet brenda një viti”. “Po kushton shumë shef – tha ai që mbante shënim – është 200 metra e gjatë”. “Le të kushtojë sa të dojë, për popullin do të punojmë, por shënoje aty”. Dhe kështu populli, ose më saktë ato 10 familje, po presin që brenda një viti, nëse kandidati do të fitojë, të bëhet ura. Por të gjithë e dinë që ura nuk do të bëhet, sepse asnjë qeveritar nuk është çmendur të ndërtojë një urë 200 metra të gjatë për 10 familje.

Teksa dëgjova këtë rrëfim, m’u kujtua një film humoristik i Sejfulla Myftarit, Cekes, që kandidonte për deputet dhe ndihmësi i tij mbante shënim kërkesat e votuesve. Njëri donte shtëpi, tjetri lopë, dikush makinë, dikush punë, dikush bursë për djalin e dikush vizë për të ikur jashtë. Një tullac kërkoi lesh dhe cekja tha: Shënoje: Po kua t’ia gjejmë flokët ne – tha ndihmësi: “Shënoje, se lesh do të marrin të gjithë këta”, tha kandidati. Pa e folklorizuar shumë situatën, ajo që vërehet edhe në këtë fushatë elektorale janë premtimet bombastike. Një kandidat për kryetar bashkie premton se do të ulë taksat edhe në nivel kombëtar me 30%, se do të ulë çmimin e energjisë! Tjetri ka numëruar 3000 probleme dhe do t’i zgjidhë ato gjatë 300 ditëve të para, pra nga 10 probleme në ditë. Tjetri do të ndërtojë lulishte edhe aty ku nuk ka tokë e tjetri do të mbjellë pemë në tarracat e pallateve.

Njëri premton tregje në fshat, kur tregjet duhen në qytet, pasi në fshat prodhohen perimet, e tjetri thotë se produktet do ua dërgojë në Holandë me çmim shumë të shtrenjtë. Jemi në fushatë – justifikohemi ne – dhe premtimet janë ato që tërheqin votën. Padyshim, premtimet janë esenca e një fushate elektorale. Ato janë pjesë e një programi mbi të cilin nesër kryetari i bashkisë do të qeverisë njësinë vendore. Kështu ka ndodhur edhe më parë kur vendi kishte më shumë bashki e komuna. Por asnjëherë kryetari nuk dha sqarime e nuk bëri bilanc se sa i realizoi premtimet që bëri. Me përfundimin e fushatës, praktikisht ka përfunduar edhe marrëdhënia e kryetarit me publikun. Publiku nuk kërkon llogari, ndërsa kryetari nuk jep llogari. Nuk po flas këtu për ata që e shesin votën, pasi ata nuk ka asnjë moral t’i kërkojnë llogari kryetarit, por për ata që vërtet kanë besuar dhe kanë votuar me shpresën se ajo që u ka thënë kandidati, do të bëhen realitet.

Llogaridhënia si pjesë e themelit të demokracisë, nuk është praktikë në Shqipëri. Më së shumti, gjatë fushatës, kryetarët ose gënjejnë me premtime të mëdha, ose bëjnë pazar me votuesit për vende pune apo favore të vogla dhe pas kësaj, votuesi thjesht kërkon favorin e premtuar. Ndërsa pjesa tjetër nuk është më në axhendë, ata shërbyen vetëm për të marrë votat. Që kjo histori të mos vazhdojë më, duhet të jenë qytetarët që të vendosin. Votuesit duhet të mbajnë shënim premtimet dhe duhet ta vënë përballë tyre në mënyre të vazhdueshme kryetarin. T’i kërkojnë edhe urën, edhe vendet e punës, edhe lulishtet, edhe tregun, edhe aeroportin… Qytetarët duhet ta bëjnë kryetarin të ketë frikë nga ajo që ka thënë. Përfundimi i këtij presioni të shoqërisë mbi të zgjedhurit e saj duhet të jetë: ose përmbushja e premtimeve dhe atëherë i fituar është populli, ose turpërimi i kryetarit dhe vendosja e një standarti të ri në bërjen e fushatës, ku ata që kandidojnë të mos i trajtojnë njerëzit si kope budallenjsh që ua marrin votën sa me para, sa me gënjeshtra.

Kështu do t’u pritet rruga edhe atyre që do të kërkojnë të kandidojnë për të tretën apo të katërtën herë e të premtojnë po kaq herë ndërtimin e të njëjtës rrugë që s’e bënë kurrë. Ndërsa ankohemi për cilësinë e kandidatëve, largimin e tyre mund ta bëjmë vetëm ne. Nëse ata nuk kanë moral politik e njerëzor, nëse ata përdorin paratë për të blerë kandidimin, përdorin paratë për të blerë votat e fukarenjve, shoqëria ka aq njerëz të dituar që të mbajnë shënim premtimet dhe pastaj t’ua kujtojnë çdo ditë atyre që duhet t’i përmbushin./Gazeta Shqiptare/

Next Post

Kamorristi italian që jetonte si marangoz në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In