Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e ceremonisë së nderimit me titullin “Qytetar Nderi” për Ali Ahmetin në vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e tij ndaj bashkësisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut
Pjesë e kësaj ceremonie janë dhe personalitete të tjera të rëndësishme të vendit.
Nderimi me titullin “Qytetar Nderi” u propozua nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe u mbështet nga këshilli bashkiak i Tiranës.