• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qytetar nderi”/ Pallati i Kulturës në Kamzë pagëzohet me emrin e ish-policit të vrarë, Artan Cukut

by
10/04/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot, Pallati i Kulturës së Bashkisë së Kamzës do të pagëzohet me emrin e nderuar të dëshmorit Artan Cuku.

Artan Cuku u vra në moshën 42-vjeçare, më 8 prill në vitin 2017 në hyrje të pallatit të tij në rrugën e “Kosovarëve”, në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano theksoi se “nuk duhet të ketë më humbje jete mes oficerëve të policisë”

“Nuk ka sesi të mos ndihem i emocionuar dhe njëherazi krenar, që gjendem sot në mes të gjithëve ju në këtë ceremoni, e cila synon të rivlerësojë jetën dhe veprën e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë për një kauzë madhore dhe në të njëjtën kohë, të zgjojë kujtesën mbarë qytetare për Dëshmorët e Policisë.

Nisma për të risjellë në vëmendjen qytetare emrin dhe veprën e Dëshmorëve të Policisë hodhi rrënjë e po lulëzon në shumë bashki anembanë vendit. Mbi të gjitha po troket në ndërgjegjen e memorien e çdo qytetari, për më shumë vlerësim për figurën e punonjësit të Policisë, jo vetëm kur ata bien dëshmorë, jo vetëm kur ata mbrojnë jetën me jetë, por edhe kur janë gjallë e janë në detyrë, oficerë aktivë, joaktivë apo në pension.

Çdokush është i vetëdijshëm se punonjësi i Policisë sakrifikon shumë nga vetja dhe familja e tij për të mirën e shoqërisë dhe të vendit, madje në jo pak raste rrezikon deri edhe vetveten për të mbrojtur qytetarët, rendin dhe ligjin.

Ndaj, kurrsesi s’duhet t’i harrojmë këto sakrifica të mijëra burrave e grave, djemve e vajzave të përkushtuar të Policisë së Shtetit.

Nga sot, për Pallatin e Kulturës të Bashkisë së Kamzës shënohet një ditë tejet e veçantë sepse po pagëzohet me emrin e nderuar të dëshmorit Artan Cuku.

Kjo klimë na ka shoqëruar gjithë këtë periudhë dhe nëse me lejoni doja t’ju sjell ndërmend se vetëm dy ditë më parë, në Gjirokastër, katër rrugë kryesore të këtij qyteti u emërtuan me emrat e katër Dëshmorëve të qarkut Gjirokastër.

Në këtë kontekst, nuk mund të lë pa përmendur edhe katër rrugët në kryeqytet që mbajnë tashmë emrat e katër Dëshmorëve të Policisë, po ashtu dhe rrugë të tjera, në Durrës, Dibër dhe në Burrel.

Në gjithë këto vite të tranzicionit, ne pamë me sytë tanë se krimi na ka goditur pabesisht në kohë paqeje dhe në jo pak raste, pas shpine. Krimi nuk krijon kurrë llogore dhe kundërshtarin e as viktimën nuk e vështron kurrë në sy. Kjo është karakteristika e kësaj lufte të pabarabartë ndaj dukurisë që sjell kriminaliteti, por Policia e Shtetit ka qenë dhe do të jetë e pranishme në çdo situatë, për të neutralizuar dhe vënë para drejtësisë e moralit qytetar ato struktura apo individë që tentojnë të përdhosin atë që gjithkush e ndërton me djersë e drejtësi individuale apo kolektive.

Krahasuar me numrin e Dëshmorëve, këto gjeste rivlerësimi janë sigurisht pak, por kuptimi e simbolika e krijuar është shumë e madhe sepse ndonëse nisma vjen nga një institucion si Policia e Shtetit, këtë realitet po e ndërtojmë të gjithë bashkërisht.

Për këtë arsye, jam i bindur se kjo traditë do të pasohet nga të gjitha bashkitë e vendit dhe se gjatë vitit 2022 e në vijim, të gjithë Dëshmorët e Policisë do të rigdhenden në kujtesën qytetare.

Personalisht, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do bëj ç’është e mundur e ta kthej në mjet ligjor, të drejtën për të krijuar sa më shumë hapësira e lehtësira për punonjësit e Policisë, familjarët e tyre dhe për familjarët e Dëshmorëve të Policisë, që më në fund, edhe në vendin tonë, armata e Policisë së Shtetit mos ta ndjejë veten të braktisur, por punonjësit e Policisë të ndihen të detyruar moralisht nga përkrahja dhe përkujdesja qytetare, për të kryer edhe më mirë detyrën në shërbim të qytetarëve dhe të vendit.

Njëkohësisht, krahas këtyre përpjekjeve për të lartësuar figurën e punonjësit të Policisë, nuk do të ndalem në asnjë çast e për asnjë rrethanë, për të kërkuar bashkëpunimin dhe për t’i ofruar mbështetje agjencive ligjzbatuese të vendit, për të hetuar dhe për të çuar para drejtësisë cilindo punonjës policie që do të përbaltë uniformën e Policisë, misionin dhe veprën e ndritur të Dëshmorëve të Policisë, të cilët dhanë jetën e tyre për të mbrojtur atë të qytetarëve.

Në përmbushje të përgjegjësisë dhe detyrës, ftoj qytetarët që të besojnë, të mbështeten dhe të mbështetin Policinë e Shtetit, por nga ana tjetër, të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë, pasi jam i vendosur për të modeluar një polici të ndershme profesionale dhe në shërbim të ligjit e qytetarëve, sepse vetëm kështu do kemi më pak dëshmorë, më shumë rend e siguri për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Në fund të fjalës sime, gjej rastin të shpreh një falënderim për të gjithë ata që jetësuan nismën e Policisë së Shtetit, për të rivlerësuar veprën dhe emrin e Dëshmorëve të Policisë dhe mbetem shpresëplotë se të tilla ceremoni do të zhvillohen në të gjithë vendin, me qëllimin për të radhitur Dëshmorët e Policisë përkrah njerëzve të shquar të vendit dhe Dëshmorëve të Atdheut.

I paharruar kujtimi i Artan Cukut dhe i gjithë Dëshmorëve të Atdheut!“, tha Nano.

Artan Cuku ka mbajtur poste të rëndësishme ne Policinë e Shtetit ne një karriere 16 vjeçare. 42-vjecari u lirua nga policia në qershor të vitit 2013. Cuku ka qenë më herët zv.Drejtor në Policinë e Tiranës para se të emërohej Drejtor në Vlorë, ndërsa ka punuar edhe si shef krimesh në Tiranë, Shkodër e Fier.

Nga hetimet u provua se Mikel Shallari ekzekutoi Artan Cuku me 5 plumba. Ai ka statusin e dëshmitarit mbrojtur dhe u dënua me 10 vite burg, teksa pranoi të rrëfejë emrin e Bledar Jambellit personi që e pagoi për vrasjen e Cukut. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Jambelli u hakmor për një arrestim që Cuku i bëri në qytetin e Fierit si vrasës me pagesë në dhjetor të vitit 2012.

/b.h

Next Post
Letra prekëse e vogëlushit ukrainas për nënën e tij të vdekur: Të jam mirënjohës për fëmijërinë time…

Letra prekëse e vogëlushit ukrainas për nënën e tij të vdekur: Të jam mirënjohës për fëmijërinë time...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In