• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Quiz social-politik!

by Agron Gjekmarkaj
03/04/2022 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Zeri i tij në 31 vjet pluralizem si ka munguar kurrë publikut shqiptar! Ai kur flet gjemon, sokellin, vikat , mundohet, sforcohet per token betohet.

Të rrumbullta e origjinale i ka mendimet të gjitha i lidhen në stomak, disa i shkojnë lart disa i shkojnë poshtë. Ato që njerr nga goja shoqerohen me tinguj gërrrrrr gërrrrrr, mërrrrr mërrrrr, dërrrrr dërrrrr , bërrrrr bërrrrr!

Si krusma e një pistolete loder degjohet neper studio kokrrama e tij. Tund gishtin, tund koken që të ruaj të prapmen. Perpelitet zvarritet, çapitet pas Doktorit venitet !

Në emer të tij kercenon, fal dhe premton. Serviloset ndaj të madhit zymtohet pranë të voglit. . Ha presh bën pershesh. Neper poste plaket , i pacipe , zvarranik me shikimin si qukapik. Qylxhi, llokmaxhi se ndal asnjë perendi. Hiqet si katolik po është stramastik, pi birrë dhe shpirtin e ka hirrë.

Në origjinë është bektashi ka prishur Kisha e Xhami po jeta i ka shkuar birinxhi. Me shokun Enver ka bere fotografi pas aksionit kunder objekteve të kultit ! Grupet armiqesore luftoi gjithe jeten në parti, per vete një here u bë armik po Doktori e fali e vuri në peqi ku ai denesi si femijë. Ideolog , demokrat, intelektual, matrahul perdoret gjithmone si shul.

Shahin Kadarene pat habitur teksa spiunonte “armiqtë e Doktorit” por ai dilemen shpejt e shoi e me një stileme në shënjë qelloi. Gomari lart e me lart fluturoi. Tani sillet si triumfator, si vigan ashik qe mbush vendin me pleh organik, si rithemelues, si perbashkues !

Gjuha i thahet se kepucet e Doktori lepin po lart e me lart do e çojnë Partinë. E dikush e quan zullap, ndonjë e therret trap, kellirë në këtë rrepirë. Po ai nuk ndalet gjithmonë në pushtet rron në selamet minister e deputet plot 30 vjet. Ky është rithemeluesi, zë ndeshkuesi ky që bën tërrrr tërrrrr , dërrrrr dërrrr përrrr përrrrr !

“More dudum kokekungull
Gojebuall e barkrrumbull
Thuame, të rëntë pika!
C`te duhet ty politika?
Hiq, more dudum dore, hajde
Te te kllasem në një kade
Plot me mjalt`e me recel
Ha pi e kurre mos del”.

Konica këtë pyetje do i bënte se Konica nuk e njeh Doktorin si perkufizuesin e vetem të virtyteve, si magazen e vetme të se drejtes e jo me lakeun e tij senil me të cilin po na dizenjon të ardhmen. A është gabim ? Po është po ç’ti bësh vdiq pa e njohur. A e gjeni dot kush është personazhi?

Quizi do jetë rubrika e re e kesaj kohe jallane e cila do ftojë kujtesen e lexuesit në i gjen menjehere 15 personazhet që në fokus do ketë?!! Gërr -Gërri qe i pari si më i dukshmi e lozonjari, si më i perkushtuari e ofiqari.

Next Post
Bora Zemani sot feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush moderatorja

"Bora, a je e lumtur ti?"/ Moderatorja habit me deklaratën, ja si përgjigjet

Comments 5

  1. DEMOKRATI says:
    4 years ago

    DORA VETE ZOTI TRITAN SHEHU.

    Reply
  2. Naum Mihilli,Michigan ,USA. says:
    4 years ago

    Tritan Shehu.

    Reply
  3. zalua says:
    4 years ago

    Tritan preshi

    Reply
  4. Stilokalapsi…… says:
    4 years ago

    Tritani i Aidës…..

    Reply
  5. Lui says:
    4 years ago

    Shoku Tritan i cili ka qene nje nder nismetaret per prishjen e objekteve te kultit fetar. Ishte pjese e nje grupi nxenesish nga nje gjimnaz ne Durres me duket. Ku shkruan nje leter ne emer te rinise derguar qeverise, ku me demek rinia ishte me ide perparimtare dhe duhej qe feja te hiqej si praktike ne popullsine e Shqiperise. Ne fakt per mua personalisht kane bere mire sepse jam ateist. Por keta tipa jane pikerisht ashtu sic i ka pershkruar Gjekmarkaj. Lepires dhe servil.. I kane sherbyer atij sistemi kem devotshmeri, tani jane bere me katolik se Papa.. dmth me antikomunsitet (gjoja). Them gjoja se jane pa bosht, por jane bere gjoja antikomunist jo per ide, por per perfitime personale, ofiqe dhe pasuri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025

‘Të dhunshëm janë ministrat’, Berisha flet për POLITICO. Rama: Demokratët s’i kam armiq që t’i ekspozoj ndaj botës

December 23, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kriza e opozitës çoi në humbjen e thellë më 11 Maj. E bashkuar mund të fitonte

December 23, 2025
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në Parlament

December 23, 2025
Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

December 23, 2025
Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

December 23, 2025
Pëllumb Xhufi: Djemtë dhe vajzat që luftuan 80 vite më parë i dhanë dinjitet këtij kombi!

Pëllumb Xhufi: Pas sulmit të BRSS ndryshoi bota! Lindi Partia Komuniste, Lufta e Dytë Botërore…

December 23, 2025
Përplasja me policinë para Kryeministrisë, Berisha: Dënoj dhunën e narko-policisë kundër Lapajt dhe protestuesve

Lapaj i jep ‘strategjinë’ Berishës: Rama nuk ikën me molotovë dhe flamuj partiakë…

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com