• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“QUARANTA”/ Goditet banda e fuqishme, trafikoi qindra kg kokainë, heroinë e kanabis

by A R
11/06/2016 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në bazë të një hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim dhe me informacionin referues të Policisë së Shtetit, u arrit të zbulohen dhe të arrestohen disa persona, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme janë arrestuar, në vijim të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda, shtetasit nga Delvina dhe Saranda:

– Arben Kanina, dtl.1972

– Petro (Abedin) Kuçi, dtl.1972

Mirel Ademi, dtl.1985

Artur Shukulli, dtl. 1974

Këta persona dyshohet se, bashkë me disa të tjerë, në të paktën dy episode të ndryshme, kanë tentuar të trafikojnë në Itali rreth 85 kg lëndë narkotike canabis, si edhe në Greqi rreth 670 kg lëndë narkotike, në vitin 2014.

Në këto ngjarje janë përfshirë një numër i lartë personash, disa prej të cilëve janë arrestuar kohë më parë.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se:

Në datë 04.10.2013 janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, në vijim të një hetimi të nisur pak kohë para arrestimit të tyre, shtetasit Arben Mullolli dhe Romeo Mataj. Në mjetin në përdorim të tyre u gjet një sasi prej rreth 85 kg lëndë narkotike, të cilën po synonin ta trafikonin në drejtim të Italisë. Këta persona ishin në vëzhgim, në bazë të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda të nisur ndaj tyre dhe disa personave të tjerë. Pjesë e këtij grupi dyshohet se ka qenë edhe shtetasi Odise Verbofshi, banues në Durrës. Ky shtetas konsiderohej si një prej personave që organizonte banorë nga Fushë-Kruja për mbledhjen e sasive të canabis-it, të cilën më pas synonte ta trafikonte jashtë Shqipërisë. Në një nga episodet e shkëmbimit të lëndës narkotike në banesën e tij në Durrës, Odise Verbofshi vret dhe djeg në makinë dy persona, Shaban Babasi dhe Albert Kasalla. Sipas hetimit të Prokurorisë së Durrësit për këtë rast, Verbofshi dhe dy viktimat ishin konfliktuar për cilësinë e lëndës narkotike të siguruar në Fushë-Krujë dhe pagesës që duhej të bënte Verbofshi. Për këtë episod, Odise Verbofshi është dënuar me burgim të përjetshëm. Ndërkohë, që ai rezulton të jetë pjesë thelbësore e grupit që është aktualisht në hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Gjatë hetimit të këtij grupi nga Tirana, në fillim të vitit 2014, Prokuroria për Krime të Rënda konstaton se ata bashkëpunin me disa persona të tjerë, kryesisht nga Delvina dhe Lazarati. Hetimi është zhvilluar para ndërhyrjes së forcave të Policisë në fshatin e Lazaratit. Pjesëtarët e grupit nga Tirana kishin porositur një sasi lënde narkotike, të cilën dyshohet se do ta trafikonin për në Greqi. Ky plan u zbulua gjatë hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda dhe grupi i personave u mbajt nën mbikqyrje. Nga vëzhgimi, disa persona po tentonin të trafikonin nëpërmjet kufirit malor me Greqinë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike me anën e mushkave. Por ky plan nuk u rezultoi i suksesshëm, për faktin se grupi i personave me kafshë po ndiqej nga policët që i kishin nën vëzhgim. Mesnatën e datës 27.04.2014, policia ndërhyri, por mundi të arrestonte në flagrancë vetëm shtetasin Artur Balilo, i cili gjendej në një mjet me 3 persona të tjerë, të cilët po koordinonin trafikimin e lëndës narkotike me kafshë. Gjatë arrestimit të Balilos u gjet edhe një armë automatike, ndërkohë që personat e tjerë u larguan me shpejtësi në errësirë. Po ashtu, nuk u bë e mundur kapja e lëndës narkotike në atë moment, pasi terreni ishte i thyer dhe errësirë, gjë që vështirësonte planin operacional policor.

Kjo lëndë narkotike u zbulua dy ditë më pas, më datë 29.04.2014, në një automjet në fshatin Varfaj, në vijim të operacionit policor, të koordinuar nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Në vijim të hetimeve, ditët e fundit Prokuroria për Krime të Rënda konkludoi mbi personat e dyshuar për këtë rast trafikimi dhe kërkoi nga Gjykata për Krime të Rënda caktimin e masës së sigurisë ”arrest në burg”. Pas vendimit të gjykatës, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme u bë i mundur arrestimi i personave të përfshirë, të cilët dyshohen për veprën penale të ”Trafikimit të lëndëve narkotike”.

NJOFTIMI I POLICISE:

Operacion i koduar  “QUARANTA”, zhvilluar nga Policia e Shtetit.

Arrestohen 7 shtetas për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit  në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Fier dhe Vlorë, nën koordinimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në datën 10.06.2016, ka finalizuar me sukses operacionin “QUARANTA”, në kuadër të procedimit penal nr.172/2013, duke arrestuar shtetasit e mëposhtëm;

  1. Petro (Abedin) KUCI, 47 vjeç, banues në Stiar, Delvinë. (Organizator)
  2. Arben KANINA, 44 vjeç, banues në Delvinë. (Organizator)
  3. Mirel ADEMI, 31 vjeç, banues në Delvinë. (Transportues)
  4. Artur SHUKULLI, 42 vjeç, banues në Delvinë. (Transportues)
  5. Donald (QOSJA) SHANDRO, 36 vjeç, banues në Lushnje. (Organizator)
  6. Bledar MURATI, 29 vjeç, banues në Durrës. (Transportues)
  7. Xhovan SARAÇI, 30 vjeç, banues në Durrës. (Transportues)

Proçedimi penal numër 172, është regjistruar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda në shtator të vitit 2013.

Hetimi ka pasur një shtrirje kohore rreth tre vjeçare, kohë gjatë së cilës janë sekuestruar në vendin tonë dhe në Zvicër në disa raste;

  • 85kg e 900 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, në datën 05.10.2013, në Tiranë.
  • 135 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në datën 29.04.2014, në Sarandë, në Pyllin e Gështenjave në afersi te vendit të quajtur Bushnec.
  • 60 gram lëndë narkotike e llojit Kokainë, në datën 06.06.2014, në Kavajë dhe Fier
  • 6 kg e 900 gr lëndë narkotike e llojit Heroinë, gjatë viteve 2013 dhe 2014 në Zvicër.
  • 5kg lëndë narkotike e llojit Kokainë, në Zvicër gjatë vitit 2014.

Në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar gjithsej në vendin tonë dhe në Zvicër 16 shtetas, nga të cilët 3 në Zvicër dhe 13 në vendin tonë.

 

Shtetasit e arrestuar në vendin tonë ishin pjesë e tre grupeve kriminale që operonin në Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër dhe Sarandë.

Lënda narkotike kryesisht sigurohej në Lazarat dhe në malësinë e Vlorës.

 

Më pas transportohej me mushka, grumbullohej në zonën e pyllëzuar të Delvinës ose në shtëpi të pa banuara dhe trafikohej drejt Greqisë ose Italisë.

 

Po bashkëpunohet  me partnerët  e vendeve të tranzitit dhe destinacionit  të lëndëve narkotike,  me qëllim  shkëmbimin  e informacionit  dhe materialeve proceduriale, që dokumentojnë me prova ligjore  aktivitetin  kriminal  të trafikimit  të lëndëve narkotike.

 

Next Post

VIDEO e frikshme/ Avioni rrëzohet mbi makinën e parkuar para marketit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet”, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet”, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In