• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Quajeni Shën Tereza! (VIDEO)

by Aalison Pearse Stevens
04/09/2016 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Nënë Tereza e Kalkutës, murgesha e të varfërve kudo në botë, tani është Shenjtore, 19 vjet pas vdekjes. Në prani të 100 mijë njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa ka shqiptuar formulën e shenjtërimit dhe emri i Gonxhe Anjez Bojaxhiut është shkruar në pemën e shenjtorëve të Kishës Katolike Romane.

Gjatë gjithë natës pelegrinët u lutën në kisha dhe u mblodhën përpara agimit në Vatikan nën masat e forta të sigurisë, me qëllim që të gjejnë një vend më të mirë prej nga do të shohin meshën, shkruan Reuters.

Nënë Tereza e Kalkutës, e njohur gjatë misionit të saj si dhe e vlerësuar me çmimin Nobel të Paqes, gruaja më e thjeshtë dhe më madhështore njihet në të gjithë botën.

E jo më larg se të hënën, më 5 shtator, do të kujtohet edhe kalimi i saj në Shtëpinë e Atit Qiellor.

Nënë Tereza u shpall e Lume nga Papa i shenjtë Gjon Pali II në vitin 2003, vetëm pesë vjet pas vdekjes. Ishte Papa Françesku ai, që propozoi dhe ngulmoi shpalljen e Shenjtërimit të saj. Shenjtërimi i saj po kremtohet nga mbarë bota.

Mesha në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan mbahet në disa gjuhë dhe së fundi, në gjuhën e Shën Terezës, në shqip, do të thuhet lutja që Zoti t’i mbushë barinj e besimtarë me Shpirtin e vet, për ta shuar etjen e Jezusit në vëllezërit:

“Ji ti drita ime!” e na porosit: “Tani ju takon ju ta rrezatoni dritën e Krishtit! Kështu do të vijoj lutja me fjalët e Krishtit në shqip.

Në mbarë botën, e jo vetëm në Kishë, jetohet me gëzim pritja për shenjtërimin e Nënë Terezës.

Të pranishëm sot në Vatikan në shenjtërimin e Nënë Terezës janë edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Presidenti Bujar Nishani, Zonja e Parë, Kryeministri Edi Rama kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i PD, Basha janë në selinë shenjtë. Në Vatikan janë edhe drejtuesit e besimeve fetare në Shqipëri.

Shenjtërimi i Nënë Terezës është festuar edhe ne Kalkutë. Ndërsa në Shqipëri po zhvillohen një varg aktivitetesh.

Shenjtërimi i Nënë Terezës është një moment historik për të gjithë shqiptarët në mbarë botën, teksa një pjesë e tyre do të jenë edhe në Vatikan.

Sheshi ‘Shën Pjetër’ është blinduar nga masat e rrepta të sigurisë me 3 mijë agjendë, ndërsa pritet të jenë 100 mijë besimtarë, 15 delegacione dhe mbi 600 gazetarë që do të përcjellin shenjtërimin e Nënë Terezës.

Minutë pas minute ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës dhe aktivitetet

Ora 11:15 Papa: Nënë Tereza, bujare e mëshirës hyjnore

“Kush mund ta përfytyrojë se çfarë do Zoti? Detyra jonë është ta nuhasim thirrjen e Zotit dhe vullnetin e tij. Por duhet të pyesim, cili është vullneti i Zotit, duhet të pyesim dhe kuptojmë se çfarë i pëlqen atij.

Mesazhi i profetëve përmblidhet në shprehen “Mëshirë”. Zotit i pëlqen cdo vepër mëshire. Sa herë përkulemi mbi vëllezërit nevojtarë i japim të hajë dhe pijë vetë Jezusit. Pra e kemi prekur mishin e Krishtit.

Nuk ka tjetër rrugë përveç dashurisë. Angazhimi që kërkon Zoti, është i thirrjes për bamirësi. Nënë Tereza në jetën e saj ishte bujare e mëshirës hyjnore, ishte gjithnjë e gatshme për të gjithë. Ajo u angazhua në mbrojtje të jetës e ngriti zërin aq sa të dëgjohej nga të pushtetshmit e tokës.

Përballë krimit dhe varfërisë, mëshira ishte për Nënë Terezën dritë për njerëzit e varfër. Misioni në periferitë e qyteteve mbetet në ditët tona, si dëshmi që flet vetë për afërsinë e Zotit pranë të varfërve. Sot po ia dorëzoj këtë figurë simbolike mbarë botës, le të jetë Nënë Tereza modeli.

Asaj do të vazhdojmë ti themi Nënë Tereza, pavarësisht nga shenjtëria. Kjo veprimtare e palodhur na ndihmoftë ta kuptojmë se i vetmi kriter i veprimtarisë është dashuria. Nënë Terezës i pëlqen të thoshte se ‘Ndonëse nuk e flas gjuhën e tyre, mund të buzëqesh’.

Ora 11:10 Gjet Ndoj: Dokumentet për jetën shumë shpejt në Shqipëri

Gjet Ndoj, ish-drejtori i Arkivës së Shtetit ka thënë në një intervistë për Report Tv se shumë shpejt në Arkivën e Shtetit do të vijnë shumë dokumente të cilat faktojnë detaje nga jeta e nënë Terezës, por edhe e familjes së saj.

Ndoj ka saktësuar se kjo do të arrihet falë bashkëpunimit me djalin e priftit që pagëzoi nënë Terezën në Shkup dhe se këto dokumente do të merren nga arkivat e Luzernës në Zvicër.

Por, Gjet Ndoj, si ish-drejtor i Arkivave ka thënë se Shqipëria nuk ka pasur mundësi që të ketë dokumente të aktivitetit të Nënë Terezës, pasi shenjtorja shqiptare aktivitetin  saj e ka pasur jashtë Shqipërisë.

“Lidhur me dokumenteve arkivore, Shqipëria nuk futet në arkivat e pasura, pasi aktiviteti i nënë Terezës ka qenë në Irlandë, Itali dhe në Kalkutë e Indi e më pas në gjithë botën. Dokumentacioni më i pasur nuk është në Shqipëri, por për shkak të bashkëpunimit, Arkivat e kanë nisur një gjë të tillë për të sjellë gjithçka për Nënë Terezën dhe jemi në negociata me arkivat e Zvicrës, Luzernë, ku Albert Ramaj ka pasur një mbledhje dhe përkujdesje për koleksionin e dokumenteve të Nënë Terezës. Me atë unë kam komunikuar, si drejtor i përgjithshëm i Arkivave dhe më ka premtuar se dokumentacioni do të vijë këtu. Albert Rama është nipi i priftit që pagëzoi nënë Terezën në Shkup. Në këto dokumente do të paraqitet jeta e Nënë Terezës, por edhe e familjes së saj” tha Ndoj.

Sipas Ndojt, shenjtërimi i Nënë Terezës është një arsye për të bërë që çdo shqiptarë të ndihet krenar.

“Sot ne kemi arsye të ndihemi krenar pak më shumë se të tjerët, pasi ajo ka thënë se ka gjak shqiptar. Kjo na bën të ndihemi krenar që nga gjaku shqiptar lindi një figurë emblematike” tha ai.

Ora 10:44 Papa Françeku shpall të shenjtë Nënë Terezën

Ati i Shenjtë lexoi formulën e kanonizimit duke e regjistruar Nënë Terezën si Shën Tereza. Papa Francesku lexoi formulën në gjuhën latine e më pas shpërthyen duartrokitjet. Menjëherë në altar u vendosën relike të shenjtores së saposhpallur. Tashmë humanistja shqiptare është shpallur e shenjtë, pasi iu njohën dy mrekullitë.

Ora 10:37 “Nënë Tereza ia kushtoi jetën të varfërve”

Njëri nga kardinalët bëri një përshkrim të Nënë Terezës duke theksuar se “Ajo ka pasur në shpirt gjithmonë Krishtin. Nënë Tereza ka falur shumë dashuri në të gjithë botën. Ajo i është dedikuar ndihmës së njerëzve në nevojë gjithë jetën e saj’. Ndërsa më pas mesha ka vazhduar me disa lutje.

Ora 10:30 Ka nisur në Vatikan ceremonia për shenjtërimin e Nënë Terezës

Ora 10:25 Shenjtërimi, Meta ndjek meshën e shenjtë në ‘Shën Pjetër”

Kryetari i Kuvendit Ilir meta ka marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës, në sheshin “Shën pjetur” në Vatikan. Ai është shoqëruar edhe nga disa deputetë të Kuvendit, mes të cilëve Jozefina Topalli dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ora 10:20 Çifti martohet ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës një çift ka vendosur që të kurorëzojë me martesë lidhjen e tyre në katedralen e Shën Palit.

d.i.

Next Post
Kapen 25 kilogramë kanabis, arrestohen shoferët e autobusit në Kakavijë

Kapen 25 kilogramë kanabis, arrestohen shoferët e autobusit në Kakavijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In