Largimi nga spitali i një 67 vjeçari për të blerë diçka në supermarket, pa lejen dhe dijeninë e mjekut, i ka kushtuar atij jetën.
Pacienti Skëndër M, i shtruar në repartin e Kariologjisë në QSUT ka humbur jetën rrugës për në supermarket, për shkak të gjëndjes së tij shëndetësore. Ai ka pësuar një atak kardiak.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe kanë nisur hetimet dhe verifikimet për këtë rast.