• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qosja “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe: Kombi shqiptar të bashkojë fuqitë për të ndrequr padrejtësitë

by A R
09/06/2018 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia Malësia e Madhe i ka akorduar titullin ‘Qytetar Nderi’ akademikut Rexhep Qosja. Ky titull shkrimtarit i është dhënë me motivacionin “Për vlera dhe arritje të larta në fushën letrare, intelektuale dhe për kontributin e tij në çështjen kombëtare dhe për Kosovën e Pavarur”.

Gjatë fjalës së tij Qose shprehu mirënjohje për titullin, ndersa tha se vlerësimi i prekte mendjen dhe zemrën.

“Faleminderit per nderimin qe me keni bere. Jam i nderuar dhe eshte nderim i vecante per mua qe me prek mendjen dhe shpirtin. E gjithe lugina e Plaves dhe Gucise jemi rritur duke degjuar fjalen Shkoder. Se si ishte Shkodra, se si gezoheshin ato, na flisnin baballaret per Shkodren sepse aty dhe ne rrethina kishin kaluar vitet me te paharruara te jetes pas pushtimit. Ne flisnin per nje varg vendesh qe une si femije i degjoja. Shkodra ishte gjithnje ne mendjen e babait tim, aty kishte varret e disa familjareve te cilet i vizitoi vetem dy here. Po aq shpesh na flisnin edhe per Malesine e Madhe, kishim çdo dite parasysh vendet e bukura qe ne ai femij i perjetonin si zemër e Malësisë. Mendonin bjeshket e zbardhura nga bora, kodra e kodrinat e gjelberta, luginat e pushtuara nga shelgjet. Burimet e lumeve dhe duke mbledhur dredheza, boronica e tjera. Keshtu e shihnim M.Madhe ne. Kemi degjuar kenge kreshnikes, rrefime e legjenda ku protagonist ishin malesoret e ndonjehere edhe ndonje malesore. Fjalët e ndritura te Malesise perbenin themelin e edukimit te brezave, kurre nuk degjohej pasuria. Malesia e Madhe e adhuronte pasurine me te madhe qe është pasuria lëndore, shpirtërore dhe te gjitha keto jane shume pak çfare ka Malesia jone e Madhe jo veç e madhe por edhe me shpirt e madhe. Nje nga te veçantat eshte edhe gjuha e M.Madhe. Gjuhtaret e quajne gjuhe e fshehur, e pasur dhe e figurshme dhe per tu marre vesh duhet te kerkosh ne te dhe ta gjesh fshehtesine, eshte e jashtezakonshme per artin, letersine dhe filozofine”, tha Qosja, raporton ‘BalkanWeb’.

Mes të tjerash Qosja dha edhe disa mesazhe të forta për politikanët shqiptarë, ndërsa foli për bashkim të Shqipërisë me Kosovën. Ai tha se kombi shqiptar duhet të bashkojë fuqitë mendore dhe të arrijë atje ku i janë bërë padrejtësitë më të mëdha.

“Koha ne te cilën jetojmë, ka sjelle te këqijat dhe te mirat e veta. Është kohe qe nuk e përcaktojnë me virtytet por interesat. Nuk mund te mos mendojmë për gjendjen shoqërore dhe politike. Te veçantat e Malësisë se Madhe sikur na ftojnë te gjithë qe ti dëgjojmë ato qe po bëhen ne politiken tone, po bëhen vepra qe na çojnë përpara por edhe veprime me te cilat nuk i shërbehet gjerave historike qe na solli fundi i shekullit XX. Per te arritur atje ku dëshirojmë është se duhet te caktojnë se ku duam te mbërrijmë. Duhen prere rrugicat ku na çojnë ku s’duhet ne interesa vetjake. Per te arritur atje ku dëshiron numri me i madh i shqiptareve duhet te heqim dore nga fedualizmat. Duhet te heqim dore nga lokalizmat e krahinizmave qe na humbin shume kohe historike. Kombi shqiptar duhet te bashkoje fuqitë mendore. Kombi shqiptar dëshiron te arrije atje ku kombit shqiptar i jane bere padrejtësitë me te medha. Deshirojme te arrijme tek bashkimi i Shqiperisë dhe Kosoves per mirerritjen e brezave te ri ku do te sendertohet te gjitha te drejtat e qytetareve dhe ata do kene dinjitete te barabarta”, pohoi Qosja.

Next Post
Franca konfirmon trajnerin Deschamps deri në vitin 2020

Franca konfirmon trajnerin Deschamps deri në vitin 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In