• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më qortoi se kisha pirë disa gota alkool”, zbardhet dëshmia e policit që plagosi dajën

by A R
19/05/2017 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nipi qëlloi mbi dajën dhe shokun e përbashkët me pistoletën e shërbimit pasi i kërkuan llogari pse ishte dehur që në pikë të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës në Krujë. Grupi hetimor ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen ku mbetën të plagosur shtetasit Ramazan Shullazi, 62 vjeç dhe Genc Goga, 47 vjeç, të dy nga Kruja, mbi të cilët qëlloi Oltion Suta, 36 vjeç, banues në Krujë, me detyrë polic në burgun e Zaharisë.

Pas arrestimit, Suta ka treguar për hetuesit e çështjes shkakun pse qëlloi mbi dajën dhe të njohurin e tyre të përbashkët. Ai ka pohuar se ishte në gjendje të dehur dhe nuk ka përtypur dot kritikat e dajës së tij, i cili i kishte kërkuar llogari pse ishte dehur që në pikë të mëngjesit.

“Isha në gjendje të dehur sepse kisha konsumuar disa gota alkool. Në këtë moment në lokal vjen daja dhe Genci (Genc Goga). U ulën përballë meje dhe më pyetën se ku isha apo pse ndodhesha aty. Daja nisi të më qortonte, madje më kërkonte llogari pse isha dehur në pikë të mëngjesit. Unë kisha pirë vetëm disa gota pasi isha kthyer nga puna. Nuk e durova dot faktin se po më qortonte në sy të një personi të tretë, me të cilin nuk kishim lidhje familjare, shkruan Panorama.

Këto janë muhabete shtëpie. Këtë nuk e përtypa dot, ndaj u acarova dhe pa u menduar gjatë, ndoshta i shtyrë edhe nga pija, qëllova në drejtim të dajës për ta trembur. Ndërkohë Genci u përpoq të më ulte armën poshtë, por unë e shkreha dhe qëllova. Aty mbeti i plagosur në dorë Genci dhe plumbi preku edhe dajën. Më pas u tremba dhe u largova me shpejtësi nga vend i ngjarjes.

Nuk dija çfarë të bëja, pasi isha në gjendje të dehur e nuk logjikova”, ka thënë 36-vjeçari para grupit hetimor. Ai ka shprehur pendesë para hetuesve. “U kërkoj ndjesë të dyve, dajës dhe Gencit. Nuk kisha për qëllim t’i qëlloja, por në pije e sipër dhe pa logjikuar mirë veprova në mënyrë të gabuar. Kërkoj ndjesë”, ka deklaruar autori, i cili ishte i punësuar si polic në burgun e Zaharisë./a.m.

Next Post
Atentati në Kinostudio/Identifikohen dy autorët, konflikti nisi para një muaji/EMRAT

VIDEO/ Shikoni grabitjen spektakolare në Tiranë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In