• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qorr për qorr e kom n’oborr

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Enkel Demi

 

Kalimi i ligjit të importit të plehrave vulosi përfundimisht parimin e “të përkohshmes” në politikë. Ai para se të vinte në pushtet tha: “Kur të vij unë në krye nuk do të importohen as plehra të mira, as të këqija”. Kjo ishte një nga kartat që e solli në krye të qeverisë. Pas tre vjetësh foli për nevojën mbetjeve të gjelbra, të cilat garantojnë mes të tjerave jo vetëm zhvillim ekonomik, por edhe tre mijë vende pune. U duk sikur mori hua fjalimin që mbajti ai tjetri, para se të shkonte nga pushteti.

Fitoi sërish e “e përkohshmja”. Nuk janë thjesht premtime të pambajtura, por qeverisje me premtime të mbajtura përkohësisht. Kjo mënyrë e të drejtuarit të punëve të heq dhe luksin për të qenë pro, kundër apo për të marrë pjesë në debate dhe polemika për kësi ligjesh si ai i mbeturinave. Kjo, pasi një njeri që vjen në pushtet me pesë premtime bazë dhe pa konsumuar ende pushtetin i ka shkelur të pesë parimet, nuk ka më rëndësi, nëse i ka lënë ato në mesrrugë prej dëshirës zhvillimore, ai tashmë është i ndërvarur nga palët e interesuara që këto parime të shkelen.

Kjo është diktatura e së përkoshmes. Një sistem autoritar që nuk ka për autor vetëm një politikan, parti apo koalicion, por janë të gjithë nga pak. Në vitin e largët 2000 u premtua një Tiranë pa beton, qytet i gjelbër, ambjentalist. Po të ngjitesh sot në kodrat e buta që rrethojnë qytetin, që aq bukur i përshkruan Konica tek “Doktor Gjilpëra”, sheh një pyll betoni. Për fat të keq, kjo mënyrë e të jetuarit u përhap si reze në Durrës, Elbasan, Shkodër, Sarandë e gjetkë. Jetojmë në beton, sepse premtimi për Tiranën e gjelbër u mbajt përkohësisht.

Kur ata erdhën në pushtet premtuan “duart të pastra”, por me një kusht, përkohësisht.

Po kështu, përkohësisht janë bërë betime dhe stërbetime për shfuqizime privatizimesh, konçesionesh, për vendosjen e rendit, sigurisë, sistemin shëndetësor, arsimor, punësimet, luftën kundër drogës. Kanë qenë të tëra të përkohshme si fushatat e rripit të sigurimit për autoveturat.

Kur në 1 prill ata shtrënguan duart dhe lidhën besën, nuk kishin kaluar shumë muaj, tek ishin sharë, përbetuar, madje vrarë. E gjitha ishte përkohësisht, sepse duhej pushteti.

Natyrisht, shembuj mund të sillen pa fund, por është koha për të parë pasojat. Ato janë dramatike. Premtimet e lëna në mesrrugë, fjala e dhënë përkohësisht para qytetarit, lulëzimi i banditit si ideologji ka vrarë shpresën, ka vrarë alternativën, ndaj askush sot nuk di të thotë si mund të ndërrohet një pushtet, qoftë dhe përkohësisht. Është e para herë që një qeverisje e keqe, nuk pasohet nga një opozitë frymëzuese, ndaj që sërish e sërish ka për të fituar fjala e famshme e Shqipërisë së Mesme: “qorr për qorr e kom n’oborr”.

Ka kaq shumë tradhëtarë të fjalës së dhënë si tek ata që janë në krye, si tek ata që mëtojnë të vijnë në krye sa edhe njerëzit përkohësisht, ama përkohësisht po i binden dikaturës së të përkohshmes. Kjo shpjegon pse në tubimet e ambjentalistëve ka kaq pak gjindje, pse në Dibër humbi PD, përse ngastrat me hashash po fitojnë moralin qytetar. Nuk është më turp të mbjellësh këtë kulturë bujqësore dhe jo mollë në Korçë, sepse qeveria përkohësisht e lufton fenomenin. Ja po vjen viti elektoral dhe do e lejojë, se i duhen votat, por dhe opozita nuk do flasë me zë të lartë se ka dhe të vetët që merren ndopak me këtë bimë, ashtu si ngjau në Dibër që para zgjedhjeve kartelin e drogës e ndau në “të mitë” dhe në “të atyre”.

Tani për tani jemi tuhafë në diktatin e të përkohshmes.

Next Post
Regullimi i qendrës së Beratit, IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe

Regullimi i qendrës së Beratit, IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In