• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Qokat” që shkatërrojnë qeverisjet

by
23/11/2015 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Shqipëria ka zbatuar gjatë trazicionit post-komunist, një skemë agresive të privatizimit të ekonomisë dhe të komisionimit të shërbimeve dikur publike. Kësisoj sot jetojmë në një atdhe privat, për të përdorur një shprehje të ish-kryeministrit Berisha. Një realitet që shtrihet në degë të mëdha të ekonomisë, si sektorë të konsiderueshëm të industrisë, transporteve, burimeve natyrore, sistemit bankar dhe shërbimeve. Debati për këtë nivel privatizimesh, do të vijojë edhe në të ardhmen, si pjesë e debatit normal politik në një shoqëri demokratike.

Problemi që ngrihet në vitet e fundit me koncesionet, kur pjesë të mëdha të ekonomisë kombëtare janë privatizuar tashmë, ka pasur të bëjë me transparencën, efikasitetin dhe akuzat për korrupsion që janë ngritur në lidhje me to. Në kapërcyellin e ndërrimit të pushtetit, në vitin 2013, opozita e majtë që bëhej gati të merrte në dorë frenat e shtetit, akuzoi rëndë qeverinë në ikje të Berishës, për disa koncesione shumë-milionëshe, në dogana, hidrokarbure dhe energji, të cilat sipas saj po shkonin tek klientët e qeverisë, duke dëmtuar rëndë xhepat e shqiptarëve të thjeshtë. Më shumë se dy vjet pas ardhjes së saj në pushtet, qeveria Rama vijon të ketë nëpër këmbë problemet e shkaktuara nga koncesionet në fjalë, duke i shtuar listës së vjetër të Berishës edhe disa koncesione të tjera po aq të shtrenjta. Të cilat kanë shkaktuar një skepticiziem jo te vogel, në lidhje me kriteret, efikasitetin dhe transparencën e tyre.

Të japësh me koncesion nuk është në vetvete një krim. Por djalli në këtë fushë, fshihet më shumë se kudo tjetër, tek detajet. Kur sheh sesi aeroporti i Rinasit është marrë “peng” nga një koncesion i keq i një dekade më parë, kur sheh sesi skanimi i konteinerave vijon të mbledhë para me dhe pa të drejtë nga tregëtarët, nuk mund të mos dyshosh se edhe koncesionet e sotme, si ai i dializës, check-up-it, hekurudhat, hipotekave etj, nuk do të lenë të njëjtën shije në gojën e shqiptarëve pas disa vitesh. Kryeministri Rama i ka ideuar dhe mbrojtur me forcë koncesionet e qeverisë së tij, edhe pse kriticizmi i opozitës, mediave dhe një pjese të opinionit publik ka qenë jo i vogël. Ai i është përmbajtur idesë së vjetër se një shtet i lehtësuar nga andrallat e menaxhimit, është një shtet më efikas dhe se standartet që rrjedhin prej kësaj politike, janë më të larta për qytetarët.

Gjithçka normale, asgjë e re, deri këtu. Por ama qeveria duhet të na bindë ne, taksapaguesve, se koncesionet e saj sot, nuk janë kopja po aq e keqe e koncesioneve të djeshme të atyre që ikën. Sepse, për shembull, nuk është e thënë që tarifa e djeshme prej 80 eurosh e dializës të jetë e ndershme, duke mbetur e pandryshuar, por duke e çuar shërbimin më afër pacientëve. Për më tepër kur fituesi është një i anatemuar i djeshëm i opozitës, që sot firmos me tagrin e qeverisësit. Ashtu siç kërkon shpjegim të qartë publik fakti që një kompani tjetër fiton më shumë se një koncesion me shumë zero prapa, duke krijuar dyshime të forta për favorizim dhe përzgjedhje selektive. Kokëfortësia për të shpërfillur këto rrethana, i bën vetvetiu veprimet e qeverisë të diskutueshme dhe debatueshme, qysh në fillimin e zbatimit të koncesionit.

Qeveria aktuale erdhi në pushtet me premtimin e madh, se do të hapte një faqe të re në fushën e menaxhimit të parave publike, transparencës dhe luftës ndaj korrupsionit. Dhe koncesionet janë pika e dobët e këtij premtimi. Nëse Rama ka në plan të mos dëgjojë askënd, por të qeverisë siç di dhe siç do vetëm ai vetë, ai është duke sharruar në fakt degën mbi të cilën është ulur. Të tjerë para tij kanë tentuar të bëjnë të njëjtën gjë, por kanë kuptuar në fund të rrugës se ky ka qenë një gabim fatal, e jo një shenjë force. Sepse shqiptarët janë sot shumë më të vëmendshëm ndaj komponentit të ndershmërisë dhe të pastërtisë së qeverisësve të tyre, pasi janë djegur e shkrumbuar nga keqqeverisjet në 25 vjetët e fundit. Aq sa kur shohin sesi shembet një pallat në Ujin e Ftohtë në Vlorë, për shkak se i kishte këmbët ne det, nuk mund ta kuptojnë dot sesi disa dhjetra kilometra më në Jug, një hotel po aq abuziv është ende i paprekur, vetëm sepse një konjukturë politike e mban në këmbë. Këto janë detajet që ndajnë një qeverisje të ndershme dhe të ashpër me veten e saj dhe të tjerët, nga një tjetër që bën punë, por bën gjithashtu edhe ndonjë “qokë” të vogël rrugës, duke minuar imazhin dhe bilancin e saj.

Next Post

Një barcaletë për të ardhurat dhe shpenzimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
Pohimi i Auron Tares: E vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiptarë…

Shqipëria, Turizmi dhe MEK

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In