Qiriri që u kthye në engjëll
Një çift nga Britania e Madhe ka mbetur i shokuar kur qiriri i “dashurisë” është kthyer në engjëll pasi është ndezur. Lisa Smith, 45-vjeçe po kalonte kohën me bashkëshortin e saj Paul, duke pirë nga një gotë verë në kopshtin e shtëpisë së tyre.
Por, në momentin kur kanë ndezur një qiri, që të dy kanë ngelur të mahnitur nga ajo çfarë kanë parë. Çifti që ka 20 vjet bashkë ka fotografuar menjëherë qiririn që u transformua në engjëll, e që ndenji ashtu për 10 minuta.
“Po kaloja momente romantike me bashkëshortin tim, kështu vendosëm që të ndiznim qirinj. Pas një ore ka një qiri i ndezur u shfaq forma e një engjëlli. Për disa minuta unë dhe burri ndenjëm pa folur, ishim të përqëndruar tek ajo që po shikonim”, ka thënë Lisa. Më pas ajo ka shtuar: “Në fillim ishte një moment i frikshëm dhe njëkohësisht i bukur”.