• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qirinjtë duhen para Pallatit të Drejtësisë

by
06/07/2015 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Edvin Kukunja
Nuk është një tragjedi! Ajo që ndodhi në Prekal të Dukagjinit është një krim i paralajmëruar! Tragjedia u ndodhi familjarëve të çiftit çek, atyre të cilët sapo humbën dy të dashurit e tyre. Kurse për ne, shqiptarët që jetojmë e punojmë këtu, ngjarja e Dukagjinit nuk mund të e nuk duhet trajtuar si një tragjedi.
Tragjedia për ne shqiptarët ka ndodhur në momentin që njerëz amoral kanë shkelur pragun e gjykatave tona ngjeshur togën dhe gjerdanin e imunitetit që ajo togë të jep.
E jona nuk është tragjedi! Nuk ka sesi të quhet i tillë fakti që familjet shqiptare shpenzojnë mund e djersë për të arsimuar të rinjtë brenda dhe jashtë vendit e në karriget e gjykatave tona ulen e bëjnë ligjin matrapazë që as në tregjet e gjësë së gjallë nuk do të duhej të hynin.
Asnjë gjykatës nuk gëzon imunitet absolut për aktet që kryhen në ushtrimin e funksioneve të tij. Çdo gjykatës gëzon imunitet për aktet që kryhen in bona fides dhe në përputhje me detyrat e tij kushtetuese dhe ligjore.
Nisur nga kjo premisë, krimi që një gjykatës kryhen në ushtrimin e detyrës së tij është një krim që nuk fshihet lehtë. Është një krim që mbetet e zezë mbi të bardhë mbi aktet publike që përmbajnë vendimet e tyre për çdo rast.
Këtë e dinë mirë të gjithë gjykatësit pa përjashtim! E dinë ata (ku janë? e pse nuk flasin?) që kryejnë detyrën e tyre me ndershmëri. E dinë dhe ata që kanë rrënuar e po rrënojnë drejtësinë shqiptare me vendimet e tyre që, në mos të papërgjegjshme në rastin më të mirë, blihen nga ofertuesi më i mirë në tregun e gjësë së gjallë. E gjëja e gjallë në këtë rast jemi ne, qytetarë shqiptarë e jo, që çdo ditë të jetës e jetojmë bazuar në besimin se dhe tjetrit i dhemb jeta jonë sa dhe e tija.
Vendimet e gjykatave janë akte publike, e si të tilla të aksesueshme nga të gjithë (kur zbardhen në kohë e jo kur mbahen peng me vite nga gjykatës që e dinë ç’kanë bërë e andaj nuk ka gjasa të zbardhin krimin e tyre). Merrini dhe lexojini! Shqyrtojini një nga një! Bëjeni sepse KLD-ja, kjo KLD, organi përgjegjës për administrimin e gjykatave shqiptare, deri më tani nuk e ka bërë e nuk do ta bëjë kurrë. Nuk ka pse ta bëjë për parimin e thjeshtë të rrufjanllëkut dhe shk……. .
Nuk mund të denoncojnë vetveten!
Merrini dhe lexojini dhe me to në duar, e jo qirinj, shkojuni e kërkojuni llogari për krimet e tyre me pushtetin që ne, qytetarët, u kemi dhënë jo që të na vrasin por që të na mbrojnë me përgjegjshmëri e barazi. Merrini, ç’prisni?
Next Post

Kampioni shqiptar i botës vritet në Siri si ushtar i ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In