Qindra ushtarë amerikanë kanë mbërritur në Irak para një sulmi në Mosul, qytetin më të madh që kontrollohet nga ISIS.
Përkrah ushtarëve do të jenë edhe 500 këshilltarë ushtarakë që kanë shkuar në bazën ajrore “Qayyara”, e cila gjendet 40 milje në jug të Mosul, për të ndihmuar rreth planit për ofensivë.
Afro 30 mijë ushtarë irakianë po ashtu janë duke u përgatitur për sulm, ndërsa ndihmë do të ofrojnë edhe njësitë e ushtrisë franceze./a.m.