• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qindra qytetarë në protestë për pallatin te Diga, Veliaj: Duam drejtësi

by A R
11/05/2016 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra qytetarë i janë bashkuar sot protestës para Gjykatës Administrative të Apelit të thirrur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kundër ndërtimit të pallatit 17 katësh të Diga e Liqenit. Pjesë e kësaj proteste u bënë edhe përfaqësues të shoqërisë civile si dhe deputetë të PS të qarkut Tiranë, anëtarë të Këshillit Bashkiak si dhe kryebashkiaku Veliaj.

Me pankarta në duar ata kanë kërkuar drejtësi nga ana e Gjykatës, duke ndryshuar së pari trupën gjykuese e cila sipas Bashkisë së Tiranës është në konflikt të pastër interesi dhe së dyti për një gjykim të drejtë dhe të papanshëm të çështjes.

Në fjalën e tij gjatë kësaj proteste kryebashkiaku Veliaj u shpreh se leja e ndërtimit të pallatit 17 është në kundërshtim me raportin e Bordit të Digave i cili e konsideron atë zonë me rrezikshmëri. “Sot jemi këtu përpara kësaj gjykate dhe këmbëngul ta them se ky nuk është kërcënim, por një premtim. Ne kemi bërë premtim publik në fushatë se ndërtimi te diga nuk do të lejohet dhe se do të respektojmë vendimin e Komitetit të Digave”, tha Veliaj.

Gjithashtu ai shtoi se ngatërrimi i projektit të këndit të lojërave me pallatin 17 katësh te diga është kriminale për vetë rrezikshmërinë që mbart për jetën dhe pronën e qytetarëve të Tiranës. “Secili prej nesh mund të ketë opinione të ndryshme për cilësinë e gjërave por të ngatërrosh me qëllim këndine e lojërave që është pëublik, është falas, është për fëmijët, me një ndërtim 220 mijë m2 me vlerë me vlerë fitimi 220 milionë euro në Digën e Liqenit të cilin Komiteti i Digave e ka shpallur të rrezikshëm si ndërtim, është me dashje të bëhesh pjesë e një aktiviteti kriminal. Kjo është diferenca mes dy projekteve”, – shtoi kryebashkiaku.

Ndaj ai ka theksuar se është e domosdoshme që së pari çështja të gjykohet nga një trup e paanëshme gjyqësore. “Si ka mundësi që, gjyqi i fundit i datës 2015 shqyrtohet i pari, e kalon rradhën, nuk ndodh kjo për një qytetar me rrogë modeste. Por, sigurisht që një bisnesmen që do të fitojë 220 milionë euro në kurriz të Tiranës kjo ndodh, nuk ndodh kjo për një pensionist, nuk ndodh kjo për një minator që do të verifikojë ditët e veta të punës, që ndoshta miniera e vet nuk ja ka mbajtur siç duhet e apelon Gjykata Administrative. Nuk ndodh kjo për një pensionist, nuk ndodh kjo për një ish-ushtarak, vendime të vogla amdinistrative për 1 minutë nuk ndodh. Për biznesin e madh kalohet radha. Pyetja lind, nëse këta prishin radhën dhe disa qytetarë janë më të barabartë se qytetarë e tjerë, çfarë garancie kemi ne kur këta japin drejtësi, këta shkelin edhe rregullat e gjykatës për të respektuar radhën e gjyqeve. Jo vetëm kaq, dje gjykata mori një vendim pa ftuar palët, mori një vendim pa pasur një njeri, u ul dhe shkrujti vendimin dhe tha, nuk e ndryshojmë trupin gjykyes”, – tha Veliaj.  (javanews.al / a.r)

Next Post

Zgjedhjet në degën e Peqinit, Basha rikthen në skenë Dash Sulajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In