• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Qindra fëmijë ukrainas të dëbuar, publikohet raporti: Të përfshirë Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë!

by B K
04/12/2024 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, ishin të përfshirë drejtpërdrejt në urdhërimin e transferimit me forcë, të strehimit dhe më pas birësimit të fëmijëve ukrainas që u zhvendosën nga zonat e luftës dhe rajonet e pushtuara të Ukrainës, gjetën hulumtuesit amerikanë.

Në një raport të publikuar, hulumtuesit nga Universiteti Yale thanë se të paktën 314 fëmijë nga Ukraina ishin subjekt i një “programi sistematik të birësimit dhe strehimit të detyrueshëm” nga individë dhe familje ruse.

“Federata Ruse është përfshirë në një birësim të detyrueshëm dhe transferim fëmijësh nga Ukraina në mënyrë sistematike, të qëllimshme dhe të gjerë”, tha raporti. “Operacioni… u iniciua nga Putin dhe vartësit e tij me qëllimin për të ‘rusifikuar’ fëmijët nga Ukraina”.

Gjetjet i shtohen të dhënave të shumta që sugjerojnë se Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë mund të jenë përfshirë në krime lufte.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi fletarrestim për Putinin në mars 2023 për “krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm” dhe “transferimit të paligjshëm” të fëmijëve nga territori ukrainas në Rusi. Komisionarja e Kremlinit për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, u akuzua gjithashtu.

Hulumtuesit në Laboratorin e Kërkimeve Humanitare të Universitetit Yale, puna e të cilëve mbështetet pjesërisht nga Departamenti amerikan i Shtetit, thanë se kishin dokumentuar që nga viti 2022:

– Aeroplanët e regjistruar në Forcat Ajrore të Rusisë dhe në Zyrën presidenciale u përdorën për të transportuar fëmijët në Rusi;

– Fëmijët ukrainas u mbajtën në Rusi për muaj të tërë, u regjistruan në shkolla ruse dhe më pas u regjistruan në baza të dhënash për strehimin e fëmijëve;

– Disa fëmijë ukrainas shfaqen në bazat e të dhënave ruse sikur ata kanë lindur në Rusi, jo në Ukrainë;

– Shtetasit rusë, që morën kujdestarinë ligjore të të miturve ukrainas, u “inkurajuan” të aplikonin për shtetësi ruse për fëmijët nën kujdesin e tyre;

– Fëmijët ukrainas iu nënshtruan “riedukimit prorus” në institucionet shtetërore ruse.

Sipas raportit, shumica e fëmijëve nga Ukraina, që janë të regjistruar në baza të dhënash të Rusisë, janë marrë nga Donjecku, rajon në lindje të Ukrainës që është pjesërisht i pushtuar nga forcat ruse dhe forcat aleate ruse që nga viti 2014.

Kremlini ka shpallur aneksimin e rajonit të Donjeckut, dhe tri rajoneve të tjera ukrainase – Luhansku, Zaporizhja dhe Hersoni – plus të Gadishullit të Krimesë. Vetëm Siria dhe Koreja e Veriut e kanë njohur këtë lëvizje.

Përfaqësuesit rusë shpesh e paraqesin përpjekjen e tyre si një gjest humanitar, duke strehuar, ushqyer ose mbrojtur fëmijët nga lufta ose nga kolapsimi i shërbimeve rajonet e pushtuara. Megjithatë, në shumë raste, autoritetet ruse kanë bëtë pak për të identifikuar prindërit ose të afërmit ose kujdestarët ligjorë të fëmijëve ukrainas.

Sipas të dhënave zyrtare të Ukrainës, deri më 24 korrik 2024, 19.546 fëmijë janë dëbuar nga Ukraina për në Rusi që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Komisionari për të drejtat e njeriut i Ukrainës muajin e kaluar tha se deri më tani 1.012 fëmijë janë kthyer nga Rusia.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë më 4 dhjetor se po vendos kufizime sa i përket vizave për pesë zyrtarë rusë që mbështeten ose janë instaluar nga Rusia, në përgjigje të përfshirjes së tyre në shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë, duke përfshirë edhe dëbimin me forcë të fëmijëve.

“Shumë nga këta fëmijë u është ndryshuar identiteti dhe origjina u është mjegulluar, i janë nënshtruar indoktrinimit prorus dhe militarizimit ose janë birësuar nga familjet ruse”, tha DASH-i.

DASH-i nuk identifikoi pesë zyrtarët rusë, por shtoi se autoritetet e Kremlinit kishin krijuar pengesa që parandalojnë kthimin e fëmijëve në Ukrainë.

“Përbuzja e vazhdueshme e Rusisë për detyrimet e saj ligjore ndërkombëtare për të raportuar vendndodhjen e këtyre fëmijëve e bën të pamundur sigurimin e kthimit të sigurt të tyre”, tha Departamenti amerikan i Shtetit./ rel

Next Post
Tronditje në tregjet financiare! Çfarë pritet të ndodhë pas rrëzimit të qeverisë në Francë, kush do të jetë lëvizja e radhës e Macron

Tronditje në tregjet financiare! Çfarë pritet të ndodhë pas rrëzimit të qeverisë në Francë, kush do të jetë lëvizja e radhës e Macron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Specialet’ aksion në Fushë-Kuqe, kapen për llogari të SPAK dy persona, sekuestrohen armë

‘Specialet’ aksion në Fushë-Kuqe, kapen për llogari të SPAK dy persona, sekuestrohen armë

December 12, 2025
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

December 12, 2025
Kuvendi miraton mes debatesh”Paqen Fiskale”, rrëzohen shumica e amendamenteve

Kuvendi miraton mes debatesh”Paqen Fiskale”, rrëzohen shumica e amendamenteve

December 12, 2025
PROFIL / Doktor i Shkencave në Oksford, kush është Avokati i Popullit, Endrit Shabani

PROFIL / Doktor i Shkencave në Oksford, kush është Avokati i Popullit, Endrit Shabani

December 12, 2025
FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

December 11, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

SPAK ruan linjën Dumani – Braho, Xholi dhe pritshmëritë nga kreu i ri

December 11, 2025
30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

December 11, 2025
Shabani për deklaratën e Lapajt: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

Me 85 vota pro, Kuvendi zgjedh Endrit Shabanin si Avokat të Popullit

December 11, 2025
“Fundi politik i Berishës, foltorja e tij”/ Fatos Klosi: Nano iku vetë në 2005, u lodh nga pushteti!

“Për të vdekurin mirë ose hiç”, Berisha për Fatos Nanon: Nuk shkoi në burg prej meje!

December 11, 2025
“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In