Kënga e fundit e Adele, “Hello”, ka inspiruar shumë vajza që t’i rikthehen ish-partnerëve të tyre. Ky studim është bërë nga një Websajt i takimeve ‘online’, “WhatYourPrice.com”, ku rezultati ka qenë marramendës. 64% e femrave që janë të regjistruara në këtë faqe, pasi janë intervistuar, kanë deklaruar se i kanë kontaktuar ish-të dashurit, pasi kanë dëgjuar “Hello” nga Adele.









