• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qiell i vranët dhe i nxehtë afrikan! Të shtunën termometri shënon vlerat kulminante

by A R
03/06/2024 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Java e parë e qershorit do të jetë me qiell të vranët, por temperaturat do të jenë të larta. Meteorologia Lajda Porja shpjegon për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se atmosfera e lagësht do të bëjë që ta ndiejmë më shumë temperaturën e lartë.

I nxehti afrikan nis që nesër dhe deri në ditën e enjte temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë,  ndërsa më të lartat do të regjistrohen të shtunën që arrijnë 37 gradë.

Lajda Porja: Ka startuar, siç e kemi parë, qershori me temperatura të larta, edhe pse kemi parë që nuk është qielli total i pastër dhe në fakt kështu do të jetë duke qenë se atmosfera është e ngarkuar me lagështirë pas një jave me reshje pothuajse çdo ditë, edhe pse të pakta dhe jo problematike, të paktën deri ditën e enjte dhe të premte  qielli do të jetë kështu, për disa qytete, në pjesën më të madhe edhe pse moti do të jetë i nxehtë sepse presim temperatura deri 35 gradë deri ditën e enjte, do të kemi vranësira prezente. Sot do të ketë reshje të pakta, janë të papërfillshme. Mund të quhet edhe një ditë pa shi. Momente me pika shiu do të ketë kryesisht zona perëndimore përfshirë Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës. Janë reshje të papërfillshme dhe pastaj nga dita e martë e deri në mesjavë, moti do të jetë i kthjellët, do të ketë reshje të pakta në zonën juglindore. Presim që i nxehti afrikan i cili do të futet që nga nesër duke bërë që temperaturat më të larta të regjistrohen ditën e shtunë, ku qarku i Elbasanit, Beratit, Lushnje e Fier, temperatura 36-37 gradë…

Aldo: Qenka për Pogradec!

Lajda Porja: Edhe në Pogradec do të kemi temperatura 30-31 gradë.

Aldo: Po në Theth?

Lajda Porja: Atje pa diskutim që është relativisht më freskët. Temperaturat në zonat malore, më të thella janë rreth vlerës 27-28. Pritet që të paktën deri nga mesi i muajit të mbetemi nën ndikimin e kësaj vale të të nxehtit. Qielli do të jetë me kthjellime, vranësirat do t’i kemi të pranishme duke qenë se lagështira  është e lartë, sikundër themi, vapa ndihet më shumë, 4-5 gradë më shumë e ndiejmë. Nëse valët e të nxehtit do të vinin me një qiell të pastër, temperaturën pak a shumë do ta ndienim 35 sa shënohet. Meqenëse kemi edhe lagështirën, trupi i njeriut e ndien 4-5 gradë më shumë.

Next Post
Shqipëria “në provimin” Lihtenshtejn para Europianit, Sylvinho premton ndryshime në formacion

Shqipëria “në provimin” Lihtenshtejn para Europianit, Sylvinho premton ndryshime në formacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In