• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria vijon replikat me “VOA-n”: Keni qasje të gabuar, verifikoni dosjen!

by Java News
16/01/2019 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është përfshirë sërish në replikë me Zerin e Amerikës dhe i ka kerkuar medias me seli në SHBA të verifikojë dosjen e rekrutimeve të punonjësve në Burgje, pas publikimit të disa përgjimeve për rekrutime partiake nga VOA.

“Është çështje shumë e rëndësishme dhe jam e vendosur ta mbroj deri në fund me përgjegjësi maksimale, sepse besoj se ka qenë procesi më meritokratik, transparent dhe cilësor në historinë e sistemit penitenciar”, deklaroi ministrja Gjonaj.

Duke iu referuar qëndrimit të pandryshuar të “Zërit të Amerikës”, që reagoi edhe pas konferencës për shtyp të ministres së Drejtësisë të një dite më parë, Gjonaj tha:

“VOA nuk mori në konsideratë qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe as argumentet që unë prezantova lidhur me këtë proces, por rikonfirmoi qasjen totalisht të gabuar lidhur me të dhënat e dosjes hetimore. U shpreh për prova që gjendeshin në dosjen hetimore, pa marrë parasysh se ato prova janë indicie, që do t’i japin mundësinë Prokurorisë për të hetuar më tej lidhur me çfarë kanë dalë nga përgjimet”.

Ministrja tha më tej se ato nuk kanë të bëjnë me procesin e rekrutimit të punonjësve të policisë së burgjeve, testim dhe procedurë e kryer në prill të vitit 2018.

“Besoj se do të ishte korrekte, që Zëri i Amerikës, në bazë të këtyre indicieve të kërkonte të verifikonte dosjen e procedurave të testimit të punonjësve të policisë së burgjeve, për të parë nëse interesimi legjitim i deputetëve për çështje të caktuara të personelit është përkthyer apo jo në mënyrë apo në shkelje të të drejtave të atyre që kanë marrë pjesë në testim dhe që u takonte vendi sipas ligjit dhe meritës së tyre”, deklaroi ministrja Gjonaj.

Gjonaj tha se pavarësisht çfarë kanë biseduar personat e përgjuar, interesimi i deputetëve nuk ka asnjë lidhje me procesin apo rezultatet e rekrutimit të punonjësve të policisë së burgjeve.

Nderkohe dje, VOA tha se i qendron raportimit te saj

“Zëri i Amerikës i qëndron raportimit të tij, i cili është i bazuar mbi faktet që burojnë nga një dosje hetimore me përgjime të një ish zyrtari të lartë të shtetit, aktualisht nën hetime për korrupsion. Në komunikimet e tij me funksionarë shtetërorë dhe deputetë, ish-drejtori i burgjeve u përgjigjet kërkesave dhe interesimit të tyre për të marrë në punë persona të caktuar, apo për të sistemuar të tjerë në vende të tjera pune”, thuhej ne kroniken e VOA

Javanews/a.cupaj

Next Post
Si ndikon largimi i Britanisë nga BE në futbollin e Premierligës

Si ndikon largimi i Britanisë nga BE në futbollin e Premierligës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In