• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria ua merr taksat bashkive, i mbledh vetë, më pas ua shpërndan

by
24/08/2015 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria pritet që të shtojë kompetencat e saj, duke ia rrëmbyer pushtetit lokal. Kjo, falë ligjit të ri për financat vendore, çka do të sjellë në këtë mënyrë edhe kontroll më të madh në mbledhjen e taksave, të cilat janë të rëndësishme për buxhetet e qeverisjes vendore.

Duket se paaftësia apo mungesa e vullnetit për të mbledhur taksat kryesisht të bizneseve apo dhe të pasurisë në pushtetin lokal, sjellin pikërisht marrjen e këtyre kompetencave nga ana e qeverisë, për të vendosur në këtë mënyrë rregull në 61 bashkitë e reja të dala nga zgjedhjet e 21 qershorit.

Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, siç duket, do t’i ngarkohet dhe një detyrë tjetër, ajo e mbledhjes së taksave vendore.

Referuar të dhënave që janë bërë publike në dokumentin zyrtar të miratuar nga Këshilli i Ministrave, “Strategjia ndërsektoriale për qeverisjen vendore 2015 – 2020”, thuhet se pikërisht në aspektin e treguesve të decentralizimit fiskal Shqipëria renditet e fundit në rajon për sa u përket të ardhurave të veta të qeverisjes vendore.

Por ajo çka parashikon ligji për financimin e qeverisjes vendore janë edhe nismat e reja ligjore për përcaktimin e të ardhurave të përbashkëta.

“Do të ndërmerren nisma të rëndësishme ligjore, përfshi këtu edhe hartimin e një ligji të ri integral për financimin e qeverisjes vendore, hartimin e një pakete të re fiskale të decentralizimit që do të aplikojë konceptin e ndarjes së taksave kombëtare.

Do të studiohen mundësitë e taksave të reja të përbashkëta (taksa e automjeteve është tashmë një taksë të përbashkët), duke marrë në konsideratë barazinë në shpërndarje.

Do të vendosen kushte të caktuara për të siguruar që qeveritë vendore të shfrytëzojnë sa më shumë autoritetin e tyre tatimor, në mënyrë që të marrin një pjesë të tatimeve të përbashkëta (Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) dhe Tatimi mbi Fitimin TTF)”, thuhet në draftin e miratuar nga qeveria.

Gjithçka bëhet fjalë për t’u zbatuar në vitin 2016, pasi në këtë periudhë tranzitore janë realizuar një shkrirje e taksave, të ish-komunave me njësitë e reja të qeverisjes vendore.

Për këtë, Ministria e Financave do të hartojë një draft në konsultim me 61 bashkitë, si dhe me grupet e interesit për të gjetur një skemë sa më të zbatueshme në vjeljen e taksave./Gazeta Shqip/

Next Post

Në vitin 2000 u shpall Miss Bota , nuk do ta besoni si duket tani (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

February 8, 2026
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?

February 8, 2026
Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

February 8, 2026
“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

February 8, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Armët që ka në dorë Edi Rama në betejën e shpallur me drejtësinë!

February 8, 2026
Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

February 8, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

February 8, 2026
Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In