• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria u tërhoq nga gjinia gjithëpërfshirëse, aktivisti Pinderi: Lëpirësa të Trump!

by Os De
22/10/2025 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka tërhequr projektligjin për barazinë gjinore, pas debateve të ashpra publike dhe presionit të grupeve konservatore. 

Versioni fillestar i ligjit, i cili parashikonte përfshirjen e termave modernë si “gjinitë e tjera”, ka pësuar ndryshime të mëdha, duke zbehur ndjeshëm synimet fillestare të ministrisë përgjegjëse. 

Ky vendim ka shkaktuar reagimin e ashpër të aktivistit Kristi Pinderi, i cili në një postim të gjatë ka kritikuar ashpër si kryeministrin Edi Rama ashtu edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i quajtur bashkautorë të situatës së krijuar. 

“Përveç mungesës së frikshme të informacionit dhe pamundësisë absolute të gjuhës shqipe për të përkthyer konceptin ‘intersectionality’ (qarkullojnë tre versione, asnjëri nuk është i saktë; pamundësi nga e cila është ndërtuar kjo rrëmujë e pashpjegueshme logjike) në thelb, i gjithë kaosi me këtë ligjin ka vetëm dy autorë, Ramën dhe Berishën. 

Sipas tij, situata e krijuar është një shfaqje e përbashkët politike midis dy liderëve. 

“Tani, për të ndëshkuar LGBTQ+ janë gati të hedhin në kosh gjithë progresin e arritur me mund për të drejtat e grave, si i thonë asaj, me hedh foshnjën bashkë me ujin!”, shkruan Pinderi. 

Postimi i plotë: 

Pervec mungeses se frikshme te informacionit dhe pamundesise absolute te gjuhes shqipe per te perkthyer konceptin “intersectionality” (qarkullojne tre versione, asnjeri nuk eshte i sakte; pamundesi nga e cila eshte ndertuar kjo rremuje e pashpjegueshme logjike) ne thelb, i gjithe kaosi me kete ligjin ka vetem dy autore, Ramen dhe Berishen. 

Tani, per te ndeshkuar LGBTQ+ jane gati te hedhin ne kosh gjithe progresin e arritur me mund per te drejtat e grave – si i thone asaj, me hedh foshnjen bashke me ujin! 

Ky kaos eshte nje cirk i madh i Edi Rames dhe Sali Berishes. Jane dakort per kete, si kurre me pare. E bejne per ti treguar qeverise amerikane se sa qesharake te zellshem mund te behen keta te dy kur u duhet te lepihen me mire. 

Te njejtet karagjoze, ne vitin 2013, kur Obama kishte fituar mandatin e dyte e kur ShBA pergatitej per martesat mes se njejtit seks, keta te dy pra, me merrnin edhe mua edhe Xhenin ne telefon dhe na luteshin te shkonim t’i takonim e te benim nje foto me ta! Vetem qe amerikanet ti shikonin e tu buzeqeshnin. 

Te gjithe ata qe punojne ne ambasaden amerikane e dine shume mire kete: njeri dergonte mesazh, tjetri merrte ne telefon per te thene “do coj shoferin qe tju marre”, kush e kush te dilte me pare ne fotografi! Sa turp. 

 

 

Next Post
SHBA godet anijen e drogës në Paqësor, Trump shpall kartelet “armiq të shtetit”

SHBA godet anijen e drogës në Paqësor, Trump shpall kartelet “armiq të shtetit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In