Agjencia shtetërore Anadollia lajmëroi se Gjykata ka emëruar tre persona të besuar, të cilët do ta udhëheqin agjencinë e lajmeve “Xhihan”.
Agjencia turke e lajmeve “Xhihan” do të jetë nën udhëheqjen e personave të besuarve nga qeveria, siç u bë edhe me gazetën opozitare turke me tirazh më të madh “Zaman”, vendosi Gjykata.
Agjencia “Xhihan” është e afërt me lëvizjen, të cilën e kryeson predikuesi mysliman, Fetullah Gylen, të cilin presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan e akuzoi se po tenton ta rrëzojë Qeverinë.