Eksperti i ISHP-së, Dritan Ulqinaku në një prononcim për emisionin “Breaking” u shpreh se mbyllja e shkollave fillore dhe të mesme do të ndikojë në ndërprerjen e zinxhirit të infektimeve të variantit më të fundit të Covid, Omicron.
“Pushimi i shkollave shkëput zinxhirin e infektimeve dhe i bën mirë frenimit të variantit Omicron”, tha Ulqinaku.
Sipas tij normalisht duhen 5 deri në 7 ditë për izolimin e të infektuarve dhe se vendimi për pezullimin e shkollave do të ndikojë në ndërprerjen e këtij zinxhiri infektimesh. Zyrtarisht shkollat deri të mërkurën, por nxënësit kanë qenë pushim që nga e premtja.
Ulqinaku në studion e Breaking ngriti shqetësimin për nivelin e ulët të të vaksinuarve dhe kërkoi që qytetarët të mos e lënë pas dore këtë proces të rëndësishëm për përballimin e kësaj pandemie. Ai sugjeroi që qeveria të jetë me ashpër, duke nënkuptuar vaksinimin e detyrueshëm jo vetëm për administratën.
“Qeveria të jetë më drastike. Për të shkuar në Europë drejt kësaj nënkupton. Bëhet fjalë për jetë e vende perëndimore dhe shumë demokratike që e kanë bërë të detyrueshme vaksinën. Nuk jemi të kënaqur më të këtë përqindje. Të mos vaksinohemi të detyruar kur shohim kur një koleg i joni lëngon. Këto ditë ka një rritje të kënaqshme të vaksinimit në ditët e fundit, shpresojmë të rritet, të bëhemi edhe ne si gjithë Europa të paktën me vaksinimin”, theksoi Ulqinaku.
/b.h