• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria shqiptare do rishikojë kufijtë e Zonave të Mbrojtura/ Aktivistët: Vendimet do zvogëlojnë sipërfaqet

by Java News
29/01/2022 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jane 16 nga organizatat kryesore mjedisore në Shqipëri dhe përfaqësues të institucioneve shkencore dhe akademike reaguan të shtunën përmes një deklarate të përbashkët ndaj dy vendimeve të fundit të qeverisë shqiptare lidhur me kufijtë e Zonave të Mbrojtura.

Vendimet ende nuk janë shpallur në fletoren zyrtare, por u njoftuan të mërkurën nga ministrja e Turizmit dhe mjedisit, Mirela Kumbaro, menjëherë pas mbledhjes miratuese të qeverisë.

Sipas deklarimeve të zonjës Kumbaro rishikimi dhe rivlerësimi i zonave ekzistuese të mbrojtura të të gjitha kategorive që nga monumentet e natyrës, parqet kombëtare apo rezervatet natyrore , pasqyronte gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit.

Ministrja e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro pohoi se me vendimet e reja, Shqipëria nga 18% të territorit me Zona të Mbrojtura, do të kishte rreth 21 %, duke përmendur jo vetëm përditësim të zonave që ishin më parë, por edhe shpallje të reja, siç është Lugina e Vjosës, dhe Lugina e Shalës si Park Natyror si dhe Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

Por organizatat mjedisore pohojnë se vendimet e qeverisë reduktojnë me 11% sipërfaqen e Zonave të Mbrojtura Ligatinore, heqin prej tyre habitate të vyera dhe i hapin rrugë zhvillimeve të paqëndrueshme në brendësi apo në afërsi të tyre si urbanizime, aeroporte, bujqësi intensive, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale me panele fotovoltaike dhe turbina ere, etj.”

Organizatat mjedisore pohojnë se “vendimet synojnë të ligjërojnë shkatërrimin e zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain,_Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro”.

Organizatat mjedisore paralajmëruan se do t`i kundërshtojnë në gjykatë vendimet.

Rrjeti i Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë përbënte më parë rreth 18% të territorit, parqe kombëtare, rezervate natyrore dhe monumente natyrore, ndërsa me dy vendimet e reja të qeverisë kjo sipërfaqe shkon në 21 %.

Zëri i Amerikës i pa të dy vendimet ku pasqyrohen ndryshime kufijsh për 44 ekosisteme natyrore. Në disa prej tyre, vihet re rritje e sipërfaqeve natyrore që merren në mbrojtje, por në disa të tjera që përfshijnë zona bregdetare apo ligatinore këto sipërfaqe ulen me daljen jashtë të statusit të mbrojtjes të disa mijëra hektarëve.

Kështu sipas vendimeve të qeverisë ekosistemi “Kune – Vain – Tale Patok – Fushëkuqe – Ishëm” është më i prekuri ku i hiqen rreth 85. 600 hektarë nga statusi i mbrojtjes. Ekosistemi natyror ligatinor i Parkut Kombëtar të Butrintit do të ketë rreth 802 hektarë më pak, ekosistemi “Korab – Koritnik” do të ketë 1670 hektarë më pak, ekosistemi natyror/ligatinor “Liqeni i Shkodrës” do të ketë 2486 hektarë më pak, Parku Kombëtar Dajt 823 hektarë më pak dhe Parku Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës” 954 hektarë më pak .

Sipas dy vendimeve të fundit të qeverisë disa prej ekosistemeve natyrore u është shtuar sipërfaqja, por ju është zvogëluar shkalla ligjore e mbrojtjes, nga ajo e nivelit të dytë apo të tretë, në të katërt.

Lugina e Vjosës dhe Lugina e Shalës janë dy zonat e reja që i shtohen, sipas vendimeve të qeverisë, listës së zonave të mbrojtura si parqe natyrore me mbrojtjen e kategorisë së katërt.

Prej vitesh, sidomos për Lumin Vjosa, janë bërë përpjekje nga organizatat mjedisore që të shpallet Park Kombëtar ku shkalla e dytë e mbrojtjes që gëzon ky status do të garantonte frenimin e zbatimit të disa projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve të mëdhenj dhe të vegjël./VOA

Next Post
Erion Braçe ironizon Metën: Kur nuk ke president gëzohesh për fqinjin

Erion Braçe ironizon Metën: Kur nuk ke president gëzohesh për fqinjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In