• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria reagon pas akuzave të PD për tenderat nga njerëzit e Ramës

by A R
21/10/2015 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes portalit transparenca.al, qeveria u është përgjigjur akuzave të PD dhe kryetarit Basha për akuzat e ngritura për tenderat, por edhe godinën e OSHE.

Reagimi

Në deklaratën e djeshme të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, si dhe në daljen e sotme për media të deputetit Edmond Spaho janë ngritur një sërë akuzash për përftime të fondeve pa tender nga disa kompani, të cilat sipas opozitës zotërohen nga deputetë, ministra dhe kandidatë të mazhorancës. Partia Demokratike pretendon se:

a) Kompania “Eurogjici” e zotëruar nga Safet Gjici ka përftuar pa tender 850 milionë lekë, për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike;

b) Kompania e zotëruar nga Pjerin Ndreu ka përftuar pa tender 340 milionë lekë, për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike;

c) Kompania “Intech+” e zotëruar nga Ilir Beqaj, ka siguruar fonde nga tenderimet e zhvilluara prej OSHEE-së;

d) Kompania e zotëruar nga Sadri Abazi ka përftuar 970 milionë lekë prej OSHEE-së.

Përgjigje për akuzat e opozitës:

a) Prej vitit 2009, kompania “Eurogjici” ka një kontratë shërbimi me OSHEE-në, për ruajtjen dhe shoqërimin e vlerave monetare. Ndryshe nga pretendimi i opozitës se fondi është përftuar pa tender, kontrata e këtij viti me kompaninë “Eurogjici” është vetëm shtesë ligjore e kontratës ekzistuese ne pritje te përfundimit te procesit të prokurimit, pasi shpallja e fituesit është shtyrë për të shqyrtuar ankimimet e bëra sipas ligjit nga ofertuesit.

b) Gjithashtu dhe kompania “Ndreu Security Service”, ofron shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike për OSHEE që nga viti 2009. As kjo kompani nuk rezulton të ketë përfituar ndonjë fond pa tender. Njësoj si me rastin e kompanisë tjetër, edhe kësaj kompanie i është dhënë një fond për shtesën ligjore të kontratës ekzistuese deri në përfundimin e procesit të prokurimit, i cili është shtyrë po ashtu për shqyrtimin sipas afateve ligjore te ankimimeve përkatëse.

c) Për sa i përket kompanisë “Intech+”, në datën 24.04.2015 është lidhur një kontratë, jo me kompaninë Intech po me konsorciumin e përbërë nga kompanitë “Fastech” (51%) dhe “Intech+” (49%), për ngritjen e sistemit protokoll arkivë dixhitale. Në të kundërt të asaj çfarë akuzon pa asnjë bazë Partia Demokratike, për këtë proces janë ndjekur te gjitha procedurat e nevojshme sipas rregullave të prokurimit publik. Ky konsorcium ka fituar si i vetmi operator pjesëmarrës në garë. Gjithashtu, rinënvizojmë, asnjë anëtar i shumicës qeverisëse nuk figuron aksioner në kompaninë “Intech+”.

d) Së fundi, kompania “ALKO-IMPEX”, të cilën akuza e PD e lidh me deputetin Abazi, është kompani e krijuar në Kosovë, me pronarë Valon dhe Imer Ademin. Kjo kompani ka fituar dy kontrata punimesh për llogari të OSSHE, nëpërmjet proceseve të rregullta të prokurimit publik.

Next Post

FOTOT E RRALLA / Femrat shqiptare në vitin 1972

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In