• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria polake lë thatë turizmin shqiptar

by
05/07/2021 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Luku

Kur u mendua se sivjet Shqipëria do të kishte një sezon thuajse normal turistik ndodhin të papritura të pakëndshme që nuk e garantojnë këtë pritshmëri.

Kur menduam se e keqja u la pas, për rrjedhojë, edhe ndikimi i saj shkatërrimtar mbi turizmin, zhvillime të tjera na bëjnë të kuptojmë se jo cdo gjë varet nga ne.

Kur menduam se më në fund, turizmi shqiptar do të rikthehej, që këtë sezon në nivelet thuajse të parapandemisë duke se kjo është e pamundur të ndodhë. Një vendim i qeverisë polake, mbi bazën e të cilit, cdo shtetas polak që vjen me pushime në Shqipëri do të jetë i detyruar për një karantinë 10 ditore kur të kthehet në vendin e tij ka zbehur së tepërmi optimizmin e operatorëve turistikë shqiptarë. Dhe me të drejtë, pasi ata janë të qartë, që një kushtëzim i tillë do të ketë një efekt të madh frenues tek pushuesit polakë. Shumë të rrallë mund të jenë ata që mund ta pranojnë një kosto e sakrificë të tillë.

Sipas asaj cfarë është konstatuar në sezonet e shkuara turistikë, turistët polakë që zgjedhin të pushojnë në resortet shqiptare përbëjnë rreth 60 për qind të totalit të turistëve të huaj. Në bazë të marrëveshjeve që kanë nënshkruar operatorët turistikë shqiptarë me tur operatorët polakë në Shqipëri duhet të vinin mesatarisht 30 cartera në jave. Mirëpo zhvillimet e fundit, nëpërmjet vendimit të qeverisë polake, bëjnë që gjërat të ndryshojnë.

Të bindur mbi pasojat katastrofike që mund të ketë ky vendim i qeverisë polake në turizmin shqiptar, disa nga drejtuesit e resorteve turistikë më të njohur në vend, ata, që punojnë kryesisht me turistë të huaj, i kanë dërguar një letër kryeministrit Rama e ku kërkojnë angazhimin e tij për të zhbllokuar situatën absurde të krijuar. Natyrisht nëpërmjet komunikimit me qeverinë polake dhe informimin akoma më të saktë të tyre për realitetin pandemik shqiptar.

Shqipëria tashmë ka një situatë pandemike të tejkaluar. Numri i rasteve ditore është i papërfillshëm, cka tregon  arritjen e imunitetit të tufës, nëpërmjet kalimin të sëmundjes në mënyrë natyrore nga shumë qytetarë dhe ecuria e mirë e vaksinimit. Edhe nga vende të dnryshme të Bashkimit Europian Shqipëria është klasifikuar në vendet e sigurta sa i takon situatës së pandemisë.

Të gjithë, zyrtarë, qytetarë e biznesmenë të sektorit të turizmit ishin të bindur se do të kalonin një verë të qetë e normale. Mirëpo, ja që del një vendim i qeverisë polake që hedh në erë gjithcka. Që i detyron pronarët e resorteve turstike të drejtojnë sytë nga qielli, për të shpresuar në rregullimin e situatës, ndonëse ditët e sezonit kalojnë.

Të vetëdijshëm për efektet negative të këtij fakti, shqetësimit dhe lutjes së tyre i bashkohemi edhe ne.

Next Post
“Fut e bjer” të riut 20-vjeçar, dy shqiptarët në kërkim në Greqi

"Fut e bjer" të riut 20-vjeçar, dy shqiptarët në kërkim në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Si u bë Tirana kryeqytet dhe përse Kongresi i Lushnjes nuk mori vendim

February 11, 2026
Sherr mes ultrasve të Atalantës dhe Interit në Itali, vritet me thikë tifozi 26-vjeçar! Një i arrestuar

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, 7 persona në paraburgim, goditet grupi i trafikut

February 11, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Berisha: Te Trauma asnjë polic i lënduar. Këlliçi po hante bukë gjatë protestës, policia e procedon

February 11, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Kërkesa e Veliajt kundër Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

February 11, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama, batuta me ambasadorin Gonzato: Unë jam lart, ti poshtë. Ka edhe më të rëndësishëm sesa ty

February 11, 2026
“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

February 11, 2026
Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

February 11, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Shtyhet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, shkak gjyqi për ish-krerët e UÇK-së

February 11, 2026
Kandidon për deputet në Vlorë, Ardit Bido emëron zëvendësuesin e tij tek Drejtoria e Arkivave

“Azem ti je gjallë”, deputeti i PS për Berishën: Vjen një moshë që njeriu nuk mundet ta…

February 11, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

Porosia 150 mijë euro, Hoxha: Do i vrisnim babain, që i biri të shfaqej në varrim

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In