• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qeveria po bën një sparkatë që nuk i takon”, historianët kundër shtetit bektashi: Sfidohet Kushtetuta…

by A R
24/09/2024 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani Pëllumb Xhufi e konsideron të papranueshme idenë e hedhur nga kryeministri Edi Rama për krijimin e një shteti bektashi në Tiranë. Ai njihet si mbështetës i kryeministrit Rama, por i ftuar në emisionin “Open” në News 24, Xhufi tha se është një ide anti-kushtetuese.

“Krijimi i një shteti brenda shtetit është anti-kushtetues. Krijon probleme me vendet që na rrethojnë, sikundër krijon probleme mes vetë komuniteteve. Unë jam vetë bektashi, dhe pyes çfarë është ky shteti i ri”, – tha Xhufi që shtoi se me këtë ide, qeveria ka hyrë me të dyja këmbët, si sparkatë në një çështje që nuk i takon.

Ndërsa historiani Neritan Ceka tha se fillimisht e kishte marrë si një shaka, por duket se kryeministri Rama po e trajton si një ide që ka marrë fund.

“Nga sa po thuhet duket se janë marrë vendime për një shtet real, por kush u pyet për këtë “shtet bektashian”? Unë jam bektashian, por nuk jam pyetur. Si bektashi kemi qenë tradicionalisht për një shtet, dhe ky ka qenë shteti shqiptar”, – tha Ceka që shtoi se për “shtetin e bektashinjve” duhet të vendosin besimtarët bektashinj dhe jo OKB.

“Është ide e papranueshme, një sfidë ndaj Kushtetutës, po shpallet një shtet që ëshë anti-kushtetues. Është një shtet që krijohet nga një shtet tjetër, nuk do të jetë asgjë tjetër veçse një kukull në duart e shtetit që e krijon. Dhe Kryegjyshata nga një institucion me vlera do të kthehet në një kukull”, – tha Ceka.

Edhe historiani Ferit Duka e konsideroi të beftë idenë e hedhur mbi atë që quhet si “shteti i Bektashinjve”. Duka tha se përderisa po jepen disa detaje, kjo tregon se kemi të bëjmë me një projekt. Duka tha se Kryegjyshata duhet ndihmuar me të gjitha instrumentet që ka në dorë për ta bërë atë një institucion të denjë për bektashinjtë e Botës.

“Ajo që propozohet për krijimin e një shteti sovran, brenda trupit të vogël siç është Shqipëria, një shtet që ka vuajtur nga kirurgji të pamëshirshme, mendoj se kjo ide është një kirurgji që nuk duhet ti bëhet shtetit tonë”, – tha Duka. Ai tha se ky instrument nuk e bën Kryegjyshatën botërore një institucion që të rrezatojë paqen. 

/a.r

Next Post
“Dua të garoj në Tiranë”, Meta takon Flamur Nokën! A do të futet kreu i PL në listat e Berishës?

"Dua të garoj në Tiranë", Meta takon Flamur Nokën! A do të futet kreu i PL në listat e Berishës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In