• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria ndryshoi në ‘pikën e vlimit’

by Frrok Çupi
06/09/2023 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ka ca njerëz që sapo lexojnë këtë titull, e lënë me aq dhe i kthehen shokut që s’e ka mbaruar akoma gotën e rakisë: -Shiko more!, ta thashë se po vlon kazani i Ramës. E kam thënë unë, nuk e zgjat vjeshta… Më vjen mirë që titulli i shkrimit tim se ndryshimet në qeveri kësaj here ndodhën në ‘pikën e vlimit’, të ketë gëzuar edhe të trishtuarit. Por nuk ka kuptimin djallëzor sikur këta po grinden nga brenda dhe ‘së shpejti po shpërthejnë’. Kishte mbërritur tamam pika e vlimit kur kryeministri Edi Rama doli para PS dhe u tha se ‘erdhi ora, po bëjmë ndryshime në qeveri’. Edhe një herë: Nuk është në sensin e ‘kazanit të rakisë’; është në gjithë kuptimin e fenomenit kimik të rritjes së nxehtësisë, që në fjalorin politik e eseistik ka marrë kuptim tjetër. ‘Temperatura’, jo brenda qeverisë ose brenda PS, por temperatura vitale në vendin tonë është ngritur në një pikë që nuk është provuar deri tani. Mbi ‘enë’ kanë nisur të veprojnë faktorët e brendshëm dhe faktorët e jashtëm të presionit. Kjo është ‘pika’ kur u krye, domosdoshmërisht, ndryshimi në motorin e shtetit.

Faktorët e brendshëm që e sollën të nevojshëm ‘përtëritjen’ të cilën po e quajmë edhe ndryshim:

1.

Viti 2030 thuajse u caktua si afati kohor kur Shqipëria pritet në radhët e shteteve anëtare të BE. Hera e parë që vetë BE caktoi datë, në vend që të kishim bredhur ‘në shkretëtirë’, siç edhe bëmë shumë vite. Në këtë rast na duhet të bëjmë gjithçka të mundur që ajo ditë të vijë e sigurt dhe bukur. Një presion i brendshëm është se maxhoranca qytetare nuk e ka na krah, por e ka kundër opozitën politike. Kemi edhe rrethana të tjera të nacionalizmit etnik ballkanik e më tej, si presion i jashtëm.

2.

Viti 2023 i zbulimit të Shqipërisë si postulat ‘domosdo vizitoje dhe shijoje’.

Vendi ynë këtë verë turistike mori vëmendjen e mediave më të fuqishme botërore; zgjoi kureshtjen e personaliteteve shtetërorë dhe shijen e njerëzve të famshëm të artit botëror për ta ‘prekur’ këtë vend. Mbi 1 milionë njerëz zbritën në brigjet tona detare turistike vetëm brenda një muaji. 200 avionë në ditë zbritën në Rinas. Në vitin 1991, gazetari i New York Times, David Binder, shkruante se ‘këtu ulet vetëm një avion në javë’. Mbi 4 miliardë euro xhiro ka përfituar vendi ynë vetëm këtë vit nga turizmi.

Ky është një presion i brendshëm që e rriti temperaturën; vendi ynë nuk është më një trup në gjumë ku si të ndodhë si të mos ndodhë gjëja.

Por prej kësaj vjen një presion po kaq i madh, nga jashtë. Presioni vjen po nga ata njerëz që ‘na zbuluan’ si vend i mahnitshëm. Vitin e ardhëm ata do të nisen prapë drejt nesh. Por nëse nuk do të kemi kryer disa herë më shumë operacione dhe vepra të mira, atëherë e humbëm edhe atë që fituam.

Kështu matet ‘pika e vlimit’ në sensin e punëve të shtetit.

Pritet ‘Shpiragu’.

Një projekt i nisur e i kthyer pas për gati një shekull, pritet që të njoftojë për ‘Naftë!’. Shqipëria pret të pasurohet me burimet e saj, madje edhe të eksportojë. Vendi ynë pritet të marrë fizionominë e shteteve ‘të epërme’ që   prodhojnë energji për vete e për të tjerë.

Fenomeni ‘gjithë energjinë nga vendi’ doemos ndien presion nga jashtë, pikërisht në ‘pikën e vlimit’. Pasuria e përfituar nga nëntoka jonë kërkon që  shtetërisht të menaxhohet, të përpunohet e të vihet në dobinë maksimale. Qeverisë i duhet të ndezë motorë të fuqishëm; ndoshta jo vetëm më një ndryshim, por edhe me dy e me tre ndryshime të tjerë.

Dhe Diplomacia, marrëdhëniet me Europën e Amerikën, traktatet në dobi të kombit…

Të gjitha këto janë zgjuar e lulëzojnë më shumë se kurrë në historinë tonë. Presioni i përgjegjësive është i madh, në atë pikë ku duhet të ndryshojnë shpejtësitë….

Atëherë, kjo ndodhi; për këtë herë.

Next Post
Gjithë natën “në luftë” me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Zhamë të Lushnjës

Gjithë natën “në luftë” me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Zhamë të Lushnjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, policia arreston shoferin

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, policia arreston shoferin

February 24, 2026
“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

February 24, 2026
“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

February 24, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Situata politike në vend/ Shehi: Të gjithë pushtetin e ka Edi Rama, zgjidhjet e përfolura nuk vlejnë më

February 24, 2026
Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

February 24, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

February 24, 2026
“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

February 24, 2026
“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

February 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In