Qeveria ka miratuar shpërblimet e fundvitit për kategoritë shoqërore si dhe për ushtarakët dhe efektivët e policisë që përballuan situatën e përmbytjeve.
Këshilli i Ministrave vendosi sot që të shpërblejë ushtarakët, FNSH-në, RENEA-n, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
Bëhet fjalë për 2917 ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe 330 forca policore që do të marrin shpërblim, të cilët u angazhuan në situatën e përmbytjeve
“Fondi 63 milionë e 300 mijë lekë në shenjë mirënjohje për të gjithë ata efektivë të forcave të armatosura dhe policisë së Shtetit që u përfshinë në operacioni e jashtëzakonshëm që përballuan një emergjencë të rrezikshme në vecanti për ata që ishin në vijën e parë të shpëtimit të jetëve”, bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Konkretisht
Fondi total prej 63 mln e 290 mije lekesh do të ndahet per dy kategorite:
– 2917 efektive FA
– 330 efektive te policise se shtetit
Personeli i angazhuar në Ministrinë e Mbrojtes do të shpërblehet si më poshtë:
298 Forca të armatosura, në shumën 14,900,000 lekë (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind lekë)
1 560 Forca të armatosura, në shumën 31,200,000 lekë (tridhjetë e një milion e dyqind mijë lekë)
1 059 Forca të armatosura, në shumën 10,590,000 lekë (dhjetë milion e pesëqind e nëntëdhjetë mijë lekë)
Shpërblimi për policët
Shpërblimi i punjosve të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit do të bëhet në masën 20,000 lekë/punonjës, për 330 punonjës dhe konkretisht:
70 punonjës të repartit Special “Renea” dhe Repartet e FNSH-ve Tirane, Fier dhe Shkodër
60 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Fier
30 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Durrës
30 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Tirane
70 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Vlore
70 punonjës të drejtorisë vendore te te Kufirit Migracionit Vlore dhe Repartin “Delta Force
Shpërblimi për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar
Po kështu, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sqaroi se 30 mijë lekë të vjetra do të marrin pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, ndërsa familjet me ndihmë ekonomike do të marrin 20 mijë lekë.
30 mijë lekë të vjetra shpërblim
498.242 persona që marrin pension pleqërie, invaliditeti familjar dhe qyteti
132.530 persona që marrin pension sipas ligjit për pensionet e anëtarëve të kooperative bujqësore
981 persona me trajtim të veçantë financiar, dhe persona që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake.
11.876 persona që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi
3.037 persona pension pleqërie për minatorët,
2.250 persona që nuk përfitojnë pernsion po shërbim financiar si veteranët
20 mijë lekë të vjetra shpërblim
79.370 përfitues me ndihmë ekonomike
67.311 përfitues pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar
a.ç