• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria miraton rregulla të reja për sigurinë e ashensorëve, ndërtuesit s’mund të ‘livadhisin’

by Java News
18/04/2018 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar së fundmi rregullat teknike “Për ashensorët, komponentët e sigurisë dhe përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara” duke synuar me këtë rast përafrimin e kuadrit rregullator me kërkesat e direktivës së Bashkimit Europian.

Rregullorja e re shfuqizon atë të miratuar më herët në vitin 2015 dhe vendos piketa të qarta në funksion të rritjes së sigurisë. Përcaktimi i më i saktë e detyrimeve të prodhuesit, instaluesit, institucioneve mbikëqyrëse të tregut apo edhe kërkesave bazë për sigurinë janë disa nga çështjet që trajton rregullorja e re. Së pari lidhur me prodhuesin dhe instaluesin e ashensorit kërkohet që të mbahen dokumentet për të afat minimal prej 10 vitesh. Instaluesi gjithashtu duhet të vendosë në ashensor të gjitha detajet tregtare të tij si dhe të regjistrojë në një regjistër të veçantë ankesat.

“Instaluesi mban dokumentacionin teknik, deklaratën EU të konformitetit dhe, sipas rastit, vendimin/et e miratimit për 10 vjet mbasi ashensori është vendosur në treg. Kur shikohet e përshtatshme lidhur me risqe të paraqitura në një ashensor, instaluesi, për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, heton dhe, nëse është e nevojshme, mban një regjistër të ankesave dhe mospërputhjeve të ashensorit.  Instaluesi siguron që në ashensor të jetë vendosur tipi, partia ose numri serial ose elemente të tjera që lejojnë identifikimin e tyre.

Instaluesi tregon në ashensor emrin e tij, emrin tregtar të regjistruar dhe adresën postare ku ai mund të kontaktohet. Adresa tregon një pikë të vetme ku instaluesi mund të kontaktohet. Detajet e kontaktit të jenë në shqip” thuhet në rregulloren e re.

Organi kryesor që do të mbikëqyre aktivitetet që lidhen me pjesën e ashensorëve është Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut. Ky i fundit nëse konstaton se një ashensor nuk përmbush parametrat dhe standardet e duhura njofton palën që ka bërë instalimin për të marrë masat dhe nëse gjen kundërshti nga ky i fundit atëherë ndalimi kalon në instance të tjera.

“Struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut (në vijim, ISHMT) merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar se ashensorët e mbuluar nga ky rregull teknik mund të vendosen në treg dhe në shërbim vetëm nëse ato janë në përputhje me këtë rregull teknik, kur instalohen, mirëmbahen dhe përdoren brenda qëllimit të tyre të parashikuar” thuhet në rregullore. Kjo e fundit përfshin edhe një sërë aneksesh që detajojnë procedurat dhe standardet rast pas rasti.

Next Post
Rrugaçë pa një pjesë të trurit

Ramush H. në «TV HAPPY» të Beogradit: edhe një rrëshqitje kolosale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In