• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria miraton kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, vlera e investimit rreth 104 milionë €

by A R
06/06/2021 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën koncesionare me konsorciumin Mabetex, YDA Group dhe 2A group për nisjen ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Kontrata u firmos një muaj më parë nga Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe përfaqësuesit të kompanive fituese, ndërsa pritej zyrtarizimi i saj nga qeveria që të hynte në fuqi për t’u zbatuar.

Sipas marrëveshjes koncesionare puna pritet të fillojë brenda 14 muajsh, periudhë e cila parashikon studimin e plotë mjedisor dhe operacional të pistës, duke qenë se ndodhet në afërsi të zonës së mbrojtur të Lagunës së Nartës.

Punimet ndërkohë pritet të përfundojnë 2 vjet pasi të jetë bërë studimi i terrenit, në shtator të vitit 2024. Në bazë të kontratës, kompanitë fituese do të investojnë 103.9 milionë Euro dhe do të marrin për 35 vjet menaxhimin e tij, duke siguruar të ardhura përmes tarifave aeroportuale.

Aeroporti i Vlorës do të shërbejë edhe si bazë për flotën e avionëve Air Albania, ndërsa për herë të parë aty do të ketë një zonë të veçantë për mirëmbajtjen e avionëve, një shërbim i ri i kërkuar nga kompani të huaja.

Koncesioni bazohet në formulën: ndërtim–operim–transferim, ku investimi do të jetë privat, ndërsa buxheti i shtetit merr përsipër të garantojë të ardhurat minimale në 10 vitet e para nëse do të jenë më të ulta se 140 milionë Euro. Vendndodhja është në zonën e Akërnisë në Vlorë, 10 minuta larg aksit kombëtar Levan-Vlorë.

/a.r

Next Post
“Stinë e qetë”/ ISHP: Presim një verë pa shtim të numrit të rasteve me COVID

Rekordi në Shqipëri: Asnjë viktimë nga Covid në një javë

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Ndertimi i aeroportit te Vlores duhet te behej nga buxheti i shtetit qe shkon per lesh . Jane vetem 100 milion dollar dhe shteti duhet te garantoj per 10 vjet 140 milion dolkar privatit.Hajde kontrata alla Rama hajde.Si Rinasi dhe me keq ai i Vlores .Shqiperia vendi absolut i koncensuoneve korruptive per 30 vjet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In