• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria miraton aktin e dytë normativ për rishikimin e buxhetit, 7 mld lekë për paketën e dytë! Preket pagesa e Rrugës së Arbrit, inceneratorët dhe Rapiscani

by Java News
28/04/2020 23:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është miratuar në Komisionet Parlamentare, akti i dytë normativ për rishikimin e buxhetit 2020, për të mbështetur me fonde situatën e emergjencës së krijuar nga COVID-19. Me rishikimin e dytë qeveria vendosi të kursejë mbi 7 miliardë lekë në zërin e shpenzimeve buxhetore. Për të siguruar këtë fond janë shkurtuar 829 milionë lekë shpenzimet e personelit, janë shkurtuar me rreth 1.28 miliardë lekë edhe shpenzimet operative. Po ashtu për periudhën mars-maj, është reflektuar kursimi i 582 milionë lekëve.

Nga ana tjetër 700 milionë lekë kursehen nga kontrata vjetore e skanimit në doganë apo e Rapscanit. Ndërsa 4.25 miliardë lekë janë marrë nga pagesat e parashikuara për investimet e brendshme, konkretisht 1 miliardë lekë u morën nga projektet e shkollave, rreth 1 miliard lekë nga projekti i Rrugës së Arbrit, po ashtu rreth 1 miliard lekë u kursyen nga Ministria e Mbrojtjes si dhe 800 milionë lekë nga kontratat e inceneratorëve Fier & Elbasan. Ndërsa nga investimet e huaja do të kursehen rreth 634 milionë lekë.

Me aktin e dytë normativ zëri i kontigjencës për paketën sociale anti Covid-19 arrin  në vlerën e 13.5 miliardë lekëve, ku përfshihet dhënia e ndihmës prej 40 mijë lekësh për punonjësit që janë përfitues të paketës së dytë.

Ministrja e Financave Anila Denaj teksa ka prezantuar edhe një herë aktin normativ të dytë në komisionin e Ligjeve ka thënë se nga këto alokime nuk dëmtohen parametrat fiskal, si dhe po shikohet mundësia për të negociuar kontratën koncesionare të Rapiscanit por pa specifikuar se në çfarë aspekti.

“Ky akt normativ reflekton shkurtim në vlerën e 7 miliardë lekëve të shpenzimeve buxhetore, nuk prek parametrat fiskal të muajit mars dhe reflekton në masën e 7 miliard lekëve të pagesës financiare. Ka edhe një prekje të një kontrate koncesionare në vlerën e 700 milionë lekë e cila është subjekt e një negocimi të mundshëm”, u shpreh ministrja e Financave.

Nga ana tjetër Denaj deklaroi se po punohet që në muajin maj të kemi një rishikim të të gjithë zërave të të ardhurave. Po ashtu ajo tha se në qershor parashikohet edhe një hapje të bizneseve.

“Ne jemi duke u përgatitur për muajin maj dhe për një rishikim të mundshëm të të gjithë zërave buxhetor sidomos të të ardhurave dhe nëse do të shikohet e nevojshme në muajin qershor do të prezantojmë aktin tjetër normativ që do të përfshijë hapjen e bizneseve dhe një kapitalizim të të gjithë situatës aktuale”, tha Denaj. Akti normativ i dytë për rishikimin e buxhetit u miratua në Komisionin e Ligjeve dhe të Ekonomisë. Shqiptarja.com

Next Post
Zv.ministrja e Brendshme: Kujdes, po përhapen shumë lajme të rreme

Krimi në familje/ Zv.ministrja e Brendshme Kuko: Jemi të gjithë fajtorë për këtë fenomen, ja si po punon policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In