• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

by E S
01/02/2026 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikur ishin shtylla kurrizore e ekonomisë socialiste, duke punësuar mijëra njerëz dhe duke mbajtur në këmbë industri të tëra në vend. Sot, pas dekadash tranzicioni, janë një memorie e largët e lavdisë sw tyre, të mbyllura në praktikë, por ende aktive juridikisht. Tashmë, fati i uzinave shtetërore po shkon drejt një mbylljeje përfundimtare ligjore.

Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj që synon çregjistrimin e shoqërive tregtare me kapital shtetëror, disa prej tyre ndodhen në proces likuidimi që nga fillimi i viteve 2000. Bëhet fjalë për subjekte që nuk ushtrojnë më aktivitet ekonomik, por vijojnë të ekzistojnë për shkak të detyrimeve të vjetra, aseteve të paregjistruara dhe proceseve të zvarritura të likuidimit.

Mes shoqërive të përfshira janë “Albbakër”, “Albminiera”, “Albkrom”, “Petrol Alba”, “Duhan–Cigare” dhe “Superfosfat Kurbin”.

Projektligji parashikon krijimin e një shoqërie shtetërore pasuese, “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, ku do të transferohen asetet dhe detyrimet reale të këtyre ndërmarrjeve. Synimi është administrimi i centralizuar i pasurive shtetërore, shlyerja e detyrimeve të verifikueshme dhe fshirja ligjore e borxheve historike të parashkruara.

Sipas relacionit shpjegues, shoqëritë administrojnë ende troje, fabrika, objekte industriale dhe galeri minerare, me një vlerë kontabël që tejkalon detyrimet reale financiare. Megjithatë, mungesa e regjistrimit pronësor ka bllokuar prej vitesh disponimin e këtyre aseteve.

Qeveria argumenton se ndërhyrja ligjore është e domosdoshme për rritjen e sigurisë juridike, reduktimin e subjekteve jofunksionale në pronësi publike dhe një menaxhim më efikas të pasurisë shtetërore, ndërsa financimi fillestar i shoqërisë së re do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Next Post
Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Comments 2

  1. Anonymous says:
    2 months ago

    Sigurishte edhe ktyre,u a ka gjeter vendin palloshi,parate e kokaines,jane ne pritje,per te shkatrruar,edhe ato pake hapsira,qe kane mbetur.Parimi eshte mbi te gjita,pastrimi i parave te kokaines,duke shkatrruar vendin pa asnji pike meshire.Ky eshte mashtrimi i radhes,me fjalen administrim,kta hajdute,do mbesin ne histori,si kriminele,per shkatrrimin e vendit.

    Reply
  2. Anonymous says:
    2 months ago

    Sigurishte edhe ktyre,u a ka gjeter vendin palloshi,parate e kokaines,jane ne pritje,per te shkatrruar,edhe ato pake hapsira,qe kane mbetur.Parimi eshte mbi te gjitha,pastrimi i parave te kokaines,duke shkatrruar vendin pa asnji pike meshire.Ky eshte mashtrimi i radhes,me fjalen administrim,kta hajdute,do mbesin ne histori,si kriminele,per shkatrrimin e vendit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In