• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria lejon 150 milionë euro investim te Gjiri i Lalzit, mister pronari i resortit

by A R
29/07/2016 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Kombëtar i Territorit, gjatë një mbledhje me dyer të mbyllura, i ka hapur rrugën disa investimeve, me vlerë 250 milionë euro. Pas mbledhjes, zëvendëskryeministri Niko Peleshi, në një deklaratë për shtyp, nuk dha detaje për subjektet dhe hartën e zonave zhvillimore, por tha se do të punësohen 2800 vetë, ndërsa vlera e investimeve do të jetë 250 milionë euro. “Ka pasur një interes të madh për këtë vendimmarrje, e cila i ka dhënë rrugë nga sot investimeve private në disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, me një vlerë totale prej 250 milion Euro. Impakti në punësim do të jetë 2800 të punësuar të qëndrueshëm, në sektorë si; hidroenergjitika, energjitë e rinovueshme, sistemeve fotovoltaike të prodhimit te energjisë elektrike, turizmit etj.

Vetëm në një resorit të miratuar sot, vlera e investimit shkon në mbi 150 milionë euro”, u shpreh Peleshi. Zëvendëskryeministri shtoi se janë vendime të tjera për të rikonstruktuar, për të sjellë në normalitet dhe për të modernizuar, dy institucione të kulturës shumë të rëndësishme siç janë Teatri i Operës dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare. “Natyrisht që ne besojmë se interesi i rritur i investimeve vjen mbas konsolidimit të kuadrit ligjor. Kemi miratuar kujtoj një ligj shumë pro biznes për investime strategjike, kemi miratuar ligjin e partneritetit publiko – privat, kemi miratuar ligjin e turizmit dhe aktet nënligjore në funksion të tij. Por ndërkohë kemi përmbyllur një proces që për më shumë se njëzet vjet nuk ka mundur dot të finalizohet, hartimi dhe miratimi i Planit të Zhvillimit Kombëtar. Një plan i munguar që i ka hapur tani rrugën, zbërthimit apo derivimit në Plane të Zhvillimit Rajonal dhe në Plane të Përgjithshme Vendore”, tha Peleshi.

Projektet, mister vendndodhja
Sipas burimeve nga Ministria e Zhvillimit Urban, projektet, për të cilat është dhënë leja e zhvillimit janë disa, megjithatë, ndonëse na është vënë në dispozicion lista e tyre, mbetet mister emri i kompanive zhvilluese, si dhe vendndodhja. Sa i takon sektorit energjetik, Shqiptarja.com ka mësuar se Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë leje zhvillimore për tre HEC-e, ku investimi do të jetë 22 milionë euro, ndërsa do të hapen 220 vende të reja pune. Në fushën e turizmit është dhënë leje zhvillimit për një resort turistik me vlerë investimi 180.000.000 euro, ku pritet të hapen 1350 vende të reja pune. Janë dhënë gjithashtu leje për zhvillime sportive, argëtimi dhe turizëm me vlerë investimi 9 milionë euro, ndërsa pritet të hapen 350 vende të reja pune.

Energji e rinovueshme
Në sektorin e energjisë së rinovueshme, Këshilli Kombëtar i Territorit kanë dhënë leje për ndërtimin e tre Centraleve Elektrike Fotovoltaike me vlerë totale investimi 9.75 milionë euro, ku do të hapen 105 vende të reja pune. Në sektorin e kulturës janë miratuar dy projekte për rikonstruksionin e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Bibliotekëa Kombëtare, me vlerë totale investimi 14.888.926 euro. Në kuadër të zhvillimeve ekonomike dhe industriale, janë dhënë leje për tre projekte me vlerë totale investimi 13.600.000 euro, ku do të hapen 750 vende të reja pune.

shqiptarja.com

Next Post

Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim, i dënuar për pengmarrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

March 10, 2026
Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In