• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Qeveria kosovare: Kemi dështuar në veri

by Java News
17/07/2018 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës i ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës një raport mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.Në njërën prej marrëveshjeve për të cilat Qeveria u tregon deputetëve, është edhe marrëveshja për mbrojtjen civile në veri.

Institucionet e Kosovës kishin ndërmarrë masa për integrimin e pjesëtarëve të mbrojtjes civile serbe në institucionet e Kosovës.

Për këta pjesëtarë, Qeveria thotë se i ka siguruar të gjitha burimet dhe trajnimet e nevojshme.

 

“MAPL ka mbajtur 25 takime me ministri dhe agjenci të ndryshme qeveritare. Si rezultat i kësaj, grupi i parë prej 483 pjesëtarëve – prej të cilëve vetëm 25 janë femra – janë integruar në ministritë dhe agjencitë e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në raportin e Qeverisë të cilin e posedon Kallxo.com.K

ëta 483 pjesëtarë, sipas Qeverisë, janë integruar në bazë të shprehjes së interesit, arsimit dhe përvojës së tyre profesionale, thuhet në këtë raport. Mirëpo, po në këtë raport Qeveria e pranon para deputetëve se ky integrim i pjesëtarëve të mbrojtjes civile ka “dështuar”.

Qeveria thotë se edhe pse këta persona kanë kontrata me institucionet e Kosovës, në praktikë ata nuk i ushtrojnë funksionet e tyre, janë të papërgjegjshëm dhe nuk i raportojnë fare institucioneve të Kosovës.“Megjithëse këta 483 persona të integruar kanë kontrata me institucionet e Kosovës në praktikë ata nuk i ushtrojnë funksionet e tyre në pajtim me ligjet e Kosovës. Personat e integruar nuk janë të përgjegjshëm dhe nuk i raportojnë institucioneve të Kosovës.

Personat e integruar nuk janë objekte, materiale apo zyre për të kryer detyrat e tyre. Ka mungesë bashkëpunimi në nivel sektorial ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe personave të integruar”, thuhet më tej në raportin e Qeverisë për deputetët.Në anët tjetër, kishte dështuar edhe integrimi i 39 ish-pjesëtarëve të MUP-it në stafin administrativ, pasi që komunat veriore kishin refuzuar integrimit e tyre.

“U hasën sfida në integrimin e 39 pjesëtarëve të stafit administrativ nga 71 sosh të policisë paralele serbe (ish “MUP”) në zyrat e gjendjes civile në katër komunat veriore. Megjithatë, komunat veriore kanë refuzuar integrimin e 39 pjesëtarëve të stafit administrativ në strukturat komunale”, thuhet në raport. (b.an)

 

Next Post
Rama: Patëm debat të vështirë me Francën dhe Holandën, tani janë në anën tonë

Rama: Patëm debat të vështirë me Francën dhe Holandën, tani janë në anën tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In