• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria, konsulencë amerikane për marrëveshjet hidrokarbure

by Java News
07/11/2017 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria do të ketë konsulencë amerikane për regjimin fiskal e kontraktual të marrëveshjeve hidrokarbure.

Në Tiranë u organizua një tryezë e mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja e Burimeve Energjitike, Departamenti Amerikan i Tregtisë dhe ai i Thesarit, me temë “Kornizat fiskale dhe kontraktuale për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve”.

Në fjalën e tij Ministri Gjiknuri theksoi se Shqipëria ka burime hidrokarbure dhe mund të përfitojë më shumë prej tyre, po Shqipëria ka nevojë për një kuadër rregullator, përmirësim të legjislacionit dhe mbi të gjitha drejtim të kapaciteteve të nevojshme qoftë nga autoritetet fiskale qoftë nga autoritetet e mbikëqyrjes së burimeve natyrore.

“Pasuritë e naftës dhe gazit shpesh herë janë edhe burim konfliktesh kontraktore. Shpesh herë ku ka naftë e gaz ka edhe përplasje mes qeverisë dhe kontraktorëve privatë. Edhe ne kemi qenë dëshmitarë i atyre përpjekjeve modeste që kemi bërë dhe konflikteve juridike që kemi filluar me kompaninë, por është momenti që ne të mendojmë përtej eksperiencës tonë të shkurtër në këtë drejtim. Është momenti që të realizojmë edhe një kuadër më të mirë fiskal dhe rregullator pse jo të ndryshojmë edhe modelet tona të kontratës.”

Gjiknuri theksoi më tej se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave si edhe me një asistencë ndërkombëtare nga departamenti amerikan i shtetit, po punohet për të hartuar një sistem më të thjeshtë fiskal . “Kuptohet, – vijoi më tej Gjiknuri – se kjo mund të hapë edhe debat me kontratat ekzistuese. Ne jemi për respektimin e marrëveshjeve nuk dua të jap këtu mesazhin që Shqipëria në mënyrë të njëanshme do të ndryshojë marrëveshjet, por pse jo të hapim një diskutim të drejtë, sepse marrëveshjet bëhen të qëndrueshme kur secila palë të marrë atë që i takon.”

Në përfundim Gjiknuri u ndal në kompaninë e vetme shtetërore të naftës dhe gazit në vend, Albpetrol, për të cilën tha se së shpejti do i nënshtrohet një procesi risktrukturimi. “Albpetroli do të reduktohet. Shumë asete që ka Albpetroli do t’i jepen investitorëve të huaj ato që kanë mbetur, dhe Albpetroli pjesa tjetër e punonjësve do të trajtohen për një periudhë tranzitore me pagesë, por ne nuk mund të mbajmë më një kompani e cila thjesht konsumon të ardhura që vijnë nga nafta dhe që praktikisht nuk sjellin ndonjë gjë të madhe për publikun shqiptar”, – përfundoi ministri Gjiknuri.

a.ç

Next Post
Korea e Jugut nderon Trump-in me një… salcë 360-vjeçare!

Korea e Jugut nderon Trump-in me një... salcë 360-vjeçare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In