• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria konfirmon shpërblimin për festat e fundvitit, ja kategoritë që përfitojnë

by Java News
01/11/2017 07:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha familjet me ndihmë ekonomike do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Pjesë e skemës së shpërblimeve nuk do të jenë vetëm 80 mijë familje me ndihmë ekonomike, por edhe pensionistët. Gazeta “Shqiptarja.com”, mëson se pavarisht se Ministria e Financave nuk e ka parashikuar në buxhet, në fundvit do të ketë shpërblime për të gjitha kategoritë e pensionistëve.

Burime nga ky dikaster sqaruan për gazetën, se ashtu si një vit më parë, shpërblimet pritet të jepen edhe këtë vit për pensionistët, ushtarakët, invalidët dhe një sërë kategorish të tjera. Ministria e Financave nuk ka përcaktuar ende skemën e shpërblimeve, por po diskutohen disa varjante, mes të cilave edhe skema e dhënies së 4-5 mijë lekëvë të rinj për të gjithë pensionistët dhe kategoritë e tjera.

Ndihma ekonomike
Rreth 80 mijë familje me ndohmë ekonomike do të marrin shpërblimin e fundvitit, thuhet në relacionin e Ministrisë së Financave, por masa e shpërblimit nuk është përcaktuar ende. Vitin e kaluar kjo kategori përfitoi shpërblim 2500-3000 lekë. Këtë vit qeveria është e lirshme të japë shpërblimet e fundit te vitit për shkak të ecurisë pozitive te të ardhurave buxhetore. Gjithashtu Ministria e Financave sqaron se mbi 32 mijë familje që janë pjesë e ndihmës ekonomike do ta marrin deri në fund të vitit një pagese mujore dy-trefish më të lartë.

Kategoritë
-Të gjitha familjet me ndihmë ekonomike
-Pensionet e invaliditetit
-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1993 deri në 31.12.1993.
-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën 1.1.1994 deri në 30.9.1994, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.
-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1994 deri në 30.4.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.
-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.5.1995 deri në 30.9.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.
-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1995 deri në 31.3.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.
-Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri në 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.
-Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave të punësuara në arsim dhe kulturë, të caktuara me nenin 97, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla.

Skemat
Gjatë vitit 2018 pritet të jetësohet një projekt që rrit efikasitetin dhe transparencën e skemës së ndihmës ekonomike nëpërmjet administrimit të regjistrit elektronik kombëtar dhe përdorimit të sistemit të pikëzimit. Qëllimi është rritja e shenjëstrimit dhe mbulimit të familjeve të varfra, krijimi i një sistemi të paanshëm dhe transparent, duke ulur subjektivitetin në vendim-marrje, si dhe rritja e efiçencës në administrimin e skemës. Targetimi i më të varfërve do të bëjë të mundur “pastrimin” e skemës nga abuzuesit dhe futjen në skemë të familjeve më në nevojë.

Brenda vitit 2018, skema  do të shkrihet në nivel kombëtar duke përdorur kritere të reja gjithëpërfshirëse. Riintegrimi nëpërmjet krijimit të paketës për krijimin e mundësive për punësim synon të përfshijë në politikat aktive të tregut të punës 5% të përfituesve të Ndihmës Ekonomike. Për vitin 2018 janë parashikuar të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike 79,891 familje. Gjithashtu parashikohet të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar 164,410 persona (persona me aftësi të kufizuar, kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës).

Shpërblimi 1 vit më parë
Një vit më parë pensionistët në të gjithën vendin përfituan 2500 lekë deri në 3000 lekë shpërblim për festat. Konkretisht, sipas skemës, përfituan shpërblim prej 2500-­3000 lekësh rreth 372.932 pensionistë, që merrnin pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, si dhe 145.580 pensionistë që merrnin pension fshati.

Përfitues të shpërblimit ishin edhe 81 mije kryefamiljarë që përfitojnë nga skema e energjisë elektrike, si dhe 68 mijë nga kategori të veçanta në statusin e personave me aftësi të kufizuara. Përfitues të skemës së shpërblimeve për fundvit ishin edhe 3,595 persona që marrin trajtim të veçantë për punën e kryer në miniera dhe në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake dhe 10 600 persona që merrnin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Vlera e shpërblimit për këto kategori ishte 2500 deri në 3 000 lekë.

a.ç

Next Post
Afera 520 mln dollarë çon në burg djalin e ministrit të Brendshëm

Afera 520 mln dollarë çon në burg djalin e ministrit të Brendshëm

Comments 1

  1. sokol says:
    8 years ago

    hall e kane bravo ministrise se financave dhe gjithe qeverise per kete lajm te mire, shperblimi i pensionisteve dhe familjeve te tjera ne nevoje eshte nder vendimet me te drejta, bravo

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In